Shef Sektori

About us

Kompania me e madhe e sigurimeve ne Shqiperi.

Post Title * Shef Sektori
Category Legal
Work type Full Time
Job Description

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

 

“SIGAL UNIQA Group AUSTRIA” sh.a.  Shoqëri Sigurimi me qendër në Tiranë njofton  për   1(një) vend të lirë pune në Drejtorinë e Përgjithshme:

 

Shef Sektori

Requirements

Përmbledhje e detyrave dhe përgjegjësive:

Ndjek praktikat e regresit administrative dhe gjyqësore. Ndjek regjistrin regres për dosjet e reja si dhe ato që janë në trajtim deri ne mbyllje (rimbursimin e shumes ) si dhe regjistrin e rimbursimeve  progresive. Mban kontakte me debitoret dhe kompanite e sigurimit. Etj.

Other (Optional)

Kriteret që aplikanti duhet të plotësojë janë:

Të jetë diplomuar si “Jurist”, sipas legjislacionit për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë në një nga fakultetet e drejtësisë, publike apo jopublike, të akredituara, brenda ose jashtë vendit.
Njohuri të plota në legjislacionit, specifikisht në fushën e të drejtë civile, tregtare dhe procedurës civile;
Njohuri shumë të mira për sistemin e sigurimeve;
Së paku 3 vite eksperiencë pune si jurist në fusha të ngjashme. Preferohet përvojë në përfaqësim në procese gjyqësore dhe ose zyra permbarimi. Preferohen ato qe kane punuar ne zyra te permbarimit privat;
Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze (të shkruar dhe të folur);
Aftësi të mira në përdorimin e kompjuterit për përvetësuar dhe përdorur e programet e Regresit;
Përpikmëri në punë, aftësi të mira organizative, vëmendje në detaje, aftësi efektive të menaxhimit të kohës për të respektuar afatet;
Aftësi shumë të mira komunikuese dhe negocuese me të tretët;
Etikë profesionale dhe të jetë në gjendje të punojnë nën presion;
Fleksibilitet për të punuar larg vendit të punës.

 

Të interesuarit, brenda datës 22.08.2018 të dorzojnë Letër motivimi, C.V. me fotografi  dhe  2 referenca, në Departamentin Legal dhe Burimeve Njerëzore të Shoqërisë  “SIGAL UNIQA Group AUSTRIA” sh.a.,  me adresë “Qëndra e Biznesit  SIGAL”, Bul.“Zogu I”, Nr. 1, Tiranë ose në adresën zyrtare të e-mail-it: burimetnjerezore@sigal.com.al

Për cdo informacion mund të kontaktoni në numrin e telefonit:  04 22 333 08.