About us
A2 është një televizion informativ me qendër në Tiranë, partner ekskluziv i gjigandit mediatik botëror CNN. Televizioni nisi transmetimet në Dhjetor 2018.
Raportimi i lajmit të fundit, transmetimi në kohë reale nga vendngjarja, lidhjet direkte nga vendi, rajoni dhe bota, si edhe analizat e thelluara pofesionale, janë bazë e programacionit ditor.
A2 CNN solli risi në treguan informativ shqiptar falë bashkëpunimit me liderin teknologjik AVID. Platforma mediatike Avid Media Central mundëson përpunimin, kontrollin dhe transmetimin në kohë reale të informacionit. Gjithashtu, falë paketave grafike të përpunuar nga kompania prestigjioze Renderon, televizioni A2 arrin të paraqitet vizualisht në lartësinë dhe standardin e partnerit CNN.
A2, krahas programacionit origjinal, ka të drejtën e riprodhimit dhe transmetimit të programeve dhe të dokumentarëve të CNN.
Për të përzgjedhur stafin e televizionit A2, janë intervistuar më shumë se 500 profesionistë të medias në Shqipëri. Të përzgjedhurit i janë nënshtruar një trajnimi intensiv dhe shumë profesional, në aspektin editorial dhe atë teknik, të udhëhequr nga gazetarët dhe producëntët më në zë të CNN.
A2 CNN transmeton më shumë informacion në kohë reale se çdo televizion tjetër informativ në Shqipëri. Së shpejti televizioni pritet të shtrijë rrjetin e dedikuar të transmetimit edhe në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.
Job Description
A2, ekskluzivitet i lajmeve CNN, po kërkon profesionistë me përvojë dhe të rinj të talentuar, të cilët janë të etur për të mësuar dhe për të treguar integritet të lartë.
Ne jemi duke kërkuar për profesioniste me eksperiencë editoriale:
- Korrespondent/e dhe Gazetar/e per Fier
Pozicioni i punes “Korrespondentët / Gazetarët” përfshin hulumtimin, zhvillimin, raportimin, xhirimin dhe redaktimin e lajmeve, ideve iniciuese të historisë, zgjerimin e kontakteve si dhe përgjegjësive të tjera të përcaktuara. Ky pozicion do të prodhojë përmbajtje të përditshme në një shumëllojshmëri platformash, duke përfshirë internetin, faqet e rrjeteve sociale.
Njohuri shume te mira (te folur dhe te shkruar) ne shqip dhe anglisht.
Requirements
DETYRAT DHE PERGJEGJESITE:
- Të hulumtoj tema dhe histori që një Redaktor apo Kryeredaktori i ka caktuar,
- Të intervistoj persona që kanë informacion, analizë ose opinione për një ngjarje ose artikull,
- Të ndërtoj marrëdhënie me ekspertë dhe kontakte të cilët sigurojne apo kane te dhena, detaje apo qe te cojne ne nje ngjarje,
- Të analizoj dhe interpretoj informacionet për të rritur kuptimin e lajmit tek audienca e tyre,
- Një kuptim i qartë se si të gërmosh për një ngjarje, ta hulumtosh, ta shkruash ne nje kend te caktuar, njohuri profesionale si tregosh ngjarjen dhe njohuri mbi prodhimin televiziv për ta bërë me nje impakt të paharrueshëm,
- Të ruaj një prani aktive të mediave sociale për të ndërtuar brand-in tuaj dhe për të kërkuar idetë origjinale të ngjarjes,
- Të zhvilloj idetë e ngjarjes dhe të mbledh informacione për lajmet,
- Të transmetoj dhe të vlerësoj paraprakisht burimin e lajmeve dhe të perzgjedh ngjarje unike që do të sjellin rezultate, vlerësime te matshme dhe shikueshmeri te larte,
- Të organizoj dhe të kryej intervistat kur është e nevojshme, të mbledh deklaratat e dëshmitarëve, të marr informacione nga ekspertë ose individë të përfshirë ose të punoj ne gjurmet e nje ngjarje te propozuar,
- Aftesi investiguese shume te mira dhe të kuptoj rëndësinë e ofrimit të kontekstit të lajmit,
- Të shkruaj shkrime për titujt dhe buletinet dhe të përgatis dhe të prezantoj lajmet,
- Të zhvilloj dhe të mbaj kontakte dhe marrëdhënie në komunitet,
- Të marr pjesë në procesin editorial,
- Njohja e ngjarjeve aktuale është thelbësore,
- Të sjell ngjarje të rëndësishme që sjellin ndryshime në komunitetin tone,
- Aftesi dinamike televizive,
- Të mbuloj lajmet e fundit (breaking news) edhe ne minuten e fundit,
- Të dërgoj lajme live drejteperdrejte me teknologjinë aktuale,
- Njohja e ligjit të mediave dhe etikës së medias.
KUALIFIKIME:
- Diplomë Bachelor ose Master në Gazetari, Komunikime ose fushë të ngjashme,
- Të paktën 4 vjet eksperience në raportim ose gazetari,
- I motivuar, energjik, krijues dhe agresiv,
- Aftesi shume te mira per te shkruajtur, redaktim dhe aftësi teknike,
- Njohuri dhe eksperience pune me mjetet aktuale të krijimit të medias dhe sistemet bashkëkohore të redaksisë,
- Te posedoj gjykim të mprehtë,
- Angazhim në mediat sociale dhe dixhitale,
- Eksperience me kamerat,
- Aftësi për të menaxhuar projekte dhe detyra të shumëfishta në të njëjtën kohë,
- Aftësi për të kryer punë cilësore nën situata presioni,
- Aftësi për të punuar me orar pune fleksibel, duke përfshirë naten dhe fundjavat dhe të punojë si pjese e një ekipi,
- Etikë profesionale e punës dhe gjithmone i gatshem,
- Te posedoje patente te vlefshme dhe nje historik te mire.
Nëse dëshironi të filloni të rriteni ose të përmirësoni karrierën tuaj duke punuar me A2 CNN dhe partnerin tonë CNN, jeni mirëpritur të dorëzoni aplikimin tuaj.
Per te aplikuar per keto pozicione, ju lutem vizitoni faqen tone Career website ose dergoni CV tuaj ne adresen:
hr@g2media.al
Departamenti i BNJ
https://a2news.com/careers/