Menaxher i Marrjes në Sigurim, Dega Durrës

About us

Kompania me e madhe e sigurimeve ne Shqiperi.

Post Title * Menaxher i Marrjes në Sigurim, Dega Durrës
Category Sales agent
Work type Full Time
Job Description

“SIGAL UNIQA Group AUSTRIA” sh.a pjese e Uniqa Group Austria, shoqëri Sigurimi me eksperiencë               21 vjeçare, themeluar më 22 Shkurt 1999, e përfaqësuar me 8 kompani sigurimi Jetë dhe Jo-Jetë, Risigurime dhe Fond Pensionesh që ofron të gjitha klasat e sigurimit me 42 produkte, me rreth 1,500 punonjës dhe agjentë në mbi 900 zyra ku ajo operon dhe zhvillon aktivitetin e saj në 3 shtete: Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, shpall    1 (një) vend të lirë pune për:

                                                 Menaxher i Marrjes në Sigurim, Dega Durrës

Përmbledhje e detyrave dhe përgjegjësive:

Prezanton dhe promovon shitjen e produkteve të “SIGAL UNIQA Group AUSTRIA”, me prioritet rritjen e shitjeve të produkteve të sigurimit vullnetar, për të cilat është përgjegjës për shitje, në zbatim të urdhërave/udhëzimeve të Administratorit të Përgjithshëm. Të krijojë dhe menaxhojë databazën e kontakteve me klientet. Të raportojë ecurinë e shitjeve, perfshirë kontaktimin e  klientëve, rezultatet e arritura dhe krahasimin me objektivat. Të hartojë strategji konkrete  dhe planifikojë punën në mënyrë sistematike.Të komunikojë rregullisht me departamentet për të mundësuar përpilimin e ofertave dhe prezantimeve seriose ndaj klientëve. Të informojë klientët ekzistues për produktet/ofertat e reja. Të propozojë teknika të reja promovimi/shitjeje.

Requirements

Kriteret që aplikantët duhet të plotësojnë janë:

  • Të ketë mbaruar arsimin e lartë.
  • Të ketë eksperiencë punë mbi 5 vjet.
  • Njohuri shumë të mira kompjuterike në programet e paketës Microsoft Office, e-mail, internet.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze (të shkruar dhe te folur).
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese, organizative, analizuese, drejtuese, monitoruese dhe vlerësuese. Të jetë i përkushtuar dhe dinamik.

Të interesuarit, brenda datës 20.10.2020 të dorzojnë CV në adresën zyrtare të e-mail-it: burimetnjerezore@uniqa.al  ose në postën e shkruar në adresën: Sigal Uniqa Group Austria; Departamenti Legal & Burimeve Njerëzore; “Qëndra e Biznesit  SIGAL”, Bul.“Zogu I”, Nr. 1, Tiranë ose na kontaktoni në numrin e telefonit 04 22 333 08.