Job Description
“SIGAL UNIQA Group AUSTRIA” sh.a. pjese e Uniqa Group Austria, shoqëri sigurimi me eksperiencë 23 vjeçare, themeluar më 22 Shkurt 1999, e përfaqësuar me 8 kompani sigurimi Jetë dhe Jo-Jetë, Risigurime dhe Fond Pensionesh që ofron të gjitha klasat e sigurimit me 42 produkte, me rreth 1,500 punonjës dhe agjentë në mbi 900 zyra ku ajo operon dhe zhvillon aktivitetin e saj në 3 shtete: Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, shpall 1 (një) vend të lirë pune për:
Programues Web
Përmbledhje e detyrave dhe përgjegjësive:
- Dizenjon, zhvillon, teston, implementon dhe mirëmban zgjidhjet Software, në bazë të kërkesave të departamenteve të ndryshme të kompanisë duke përdorur teknologjitë e fundit që janë në treg për aplikacione web.
- Zhvillimi dhe mirëmbajtje e funksionaliteteve të ndryshme të aplikacioneve web dhe Web Sales.
- Zhvillimin e një pamjeje sa më tërheqëse të aplikacionit për përdoruesit.
- Realizon kodin burimor/ versionet në përputhje me udhëzimet e menaxhimit teknik.
- Bashkëpunim me ekipin e projektit për të përcaktuar dizajnin dhe skenarin e testimit të njësive dhe skripteve në përputhje me kërkesat e biznesit dhe të sistemit.
- Ndjek aktivitetet e zhvillimit të aplikacioneve ndërfunksionale për të arritur objektivat e projektit dhe kompanisë.
- Kontribuon dhe ruan standardet, politikat dhe procedurat e zhvillimit të aplikacioneve.
- Sigurohet që produktet e zhvillimit të aplikacioneve të realizohen brenda afateve të projektit dhe me cilësi të lartë.
- Bën kërkime dhe rekomandon praktikat dhe mjetet më të mira për zhvillimin e duhur të aplikacioneve.
Requirements
Kriteret që aplikantët duhet të plotësojnë janë:
- Diplomë Bachelor ose Master në Shkenca Kompjuterike ose fusha të ngjashme teknike, ose eksperiencë praktike ekuivalente.
- 1-3 vjet Eksperience në C# me frameworks si .NET Framework (MVC) dhe .NET Core (APIs).
- Eksperience në front end development.
- Eksperience në SQL (SQL Server).
- Eksperiencë të bazuar në dizenjim, zhvillim Object Oriented, paralelizëm, multithreads dhe asinkronitet.
- Njohuri të mira në implementimin dhe dizenjimin e shërbimeve Web (SOAP, REST).
- Fleksibel me teknologjite e reja.
- Të zhvilloj funksionalitete të reja sic kërkohen nga përgjegjësi i projektit.
- Të rregullohen funksionalitete ekzistuese në rast se dalin probleme.
- Të behën research tregjet e huaja për të përmirësuar programet ekzistuese.
- Të zhvillojë teste për çdo funksionalitet të ri në stistem.
- Të ketë njohuri të thelluara teorike dhe praktike lidhur me projektimin, ndërtimin, mirëmbajtjen dhe përditësimin e sistmeve kompjuterike
- Njohuri të mira në Struktura të Dhënash dhe Algoritmike.
- Aftësi të forta analitike dhe aftësi në zgjidhjen e problemeve.
- Aftësi për të realizuar në kohë detyrat e ngarkuara.
- Njohuri të gjuhën angleze në të folur dhe të shkruar.
- Të ketë aftësi shumë të mira organizuese dhe komunikuese dhe te punes ne grup.
Të interesuarit, brenda datës 20/02/2023 të dorzojnë CV në adresën zyrtare të e-mail-it: burimetnjerezore@uniqa.al ose në postën e shkruar në adresën: Sigal Uniqa Group Austria; Departamenti Legal & Burimeve Njerëzore; “Qëndra e Biznesit SIGAL”, Bul.“Zogu I”, Nr. 1, Tiranë ose na kontaktoni në numrin e telefonit 04 22 333 08