Tirane, ofroj vend pune Bojaxhi

About us

"ÇELËSI Media Group" operon në tregun Shqiptar që prej vitit 1998 duke qenë udhëheqësi në sigurimin e informacionit praktik në Shqipëri, duke mbuluar 5 fushat kryesore të komunikimit: konsumatori drejt konsumatorit (C2C), biznesi drejt konsumatorit (B2C), biznesi drejt biznesit (B2B), aktivitetet artistike & kulturore dhe turizmin. ÇELËSI vjen me një shërbim të ri që do të jetë mjeti për konsultë, mbështetje dhe lehtësim të punëdhënësve dhe punëkërkuesve në gjetjen dhe ruajtjen e njëri-tjetrit. Ky shërbim i ri i quajtur “Profesionisti” nga ÇELËSI do të plotësojë strategjikisht shërbimet e rekrutimit si për punëdhënësit ashtu edhe për vetë punëkërkuesit dhe përfaqësojë revolucionarizimin e tregut të punës.

Post Title * Tirane, ofroj vend pune Bojaxhi
Category Construction
Work type Full Time
Job Description

Profesionisti Recruitment Agency, për llogari të një Klienti lider në sektorin Retail, është në kërkim të kandidatëve për pozicionin e punës Bojaxhi.

Përmbledhja e pozicionit: Qëllimi i pozicionit të punës është përgatitja e sipërfaqeve të ndërtesave për lyerje, përgatitja e bojërave dhe materialeve që do të përdoren për lyerje, lyerjen dhe dekorimin e sipërfaqeve të ndryshme sipas projekteve dhe kërkesave të klientëve.

Requirements

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Të lexojë dokumentacionin teknik të kërkuar për të kryer detyrën e punës.
  • Të vlerësojë në objekt proceset e nevojshme të punës sipas projektit
  • Të llogarisë sipërfaqet për m2 sipas projektit dhe objektit ndërtimor
  • Të planifikojë bazën materiale të nevojshme sipas projektit dhe objektit ndërtimor
  • Të planifikojë mjetet e punës dhe pajisjet e nevojshme sipas projektit dhe objektit ndërtimor
  • Të përzgjedhë dhe përgatitë bazën materiale sipas procesit të punës
  • Të përzgjedhë mjetet e punës dhe pajisje sipas procesit të punës

 

Kualifikimet e kërkuara:

  • Përvojë pune e mëparshme
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese;
  • Të ketë personalitet të qetë dhe integritet të lartë;
  • Trajnimet ne fushën relevante do të kenë përparësi;
  • Të jetë person që e kupton dhe e respekton hierarkinë;
  • Të jetë i aftë të punoj në ekip
  • Të ketë aftësi të mira organizative të kohës dhe prioriteteve
  • Përbën avantazh eksperienca e mëparshme e punës në vendet e BE

 

Në rast se posedoni cilësitë e listuara më sipër, ju lutem të dërgoni CV tuaj duke specifikuar pozicionin në fjalë në adresën tonë elektronike: rekrutim@profesionisti.al ose mund të kontaktoni në numrat e kontaktit: +355 68 208 1362 / +355 68 208 1357
"Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”