MENAXHER FURNIZIMI – PRISHTINË

About us

The HeadHunter Group is an innovative Staffing and Recruiting Company operating in Albania, Kosovo, Montenegro, Macedonia, Greece, Bosnia and Herzegovina and USA. We offer the newest mentality in Staffing industry and our core business are Candidates and Clients.

Τίτλος ανάρτησης * MENAXHER FURNIZIMI – PRISHTINË
Περιγραφή εργασίας

Në emër të një nga klientët tanë kompani lidere ne distribucion po kërkojmë të punësojmë në Kosovë:

MENAXHER FURNIZIMI– PRISHTINË

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË: 

  • Të kryejë analizën e tregut dhe konkurencës për produktet e kategorisë
  • Të përzgjedhë dhe të aplikojë strategji për kategorinë përkatëse bazuar në strategjinë e kompanisë;
  • Gama e produkteve – studimi i linjës së plotë të një produkti, të jetë njohës i mirë në lidhje me produktin; Të kërkojë për produkte të reja të cilat do të ndihmojnë në rritjen e të ardhurave të kompanisë;
  • Kontrolli mbi çmimet – të negociojë koston optimale të produkteve me furnitorët dhe të arrijë në përfundimin që Kompania të ketë çmimet më të lira në treg;
  • Të përgatisë dhe planifikojë – implementimin e produkteve në rafte;
  • Aktivitetet promocionale – të bashkëpunojë me furnitorët për planin e aktiviteteve promocionale;
  • Të zbatojë planin në bashkëpunim me Departamentin e Marketingut dhe Operacionalin;
  • Buxheti – të përgatisë plan biznesin për kategorinë përkatëse;
  • Të përzgjedhë dhe listojë furnitorët;
  • Është përgjegjës për shitjet dhe përfitimet për kategorinë të cilin ai mbulon;
  • Të zhvillojë dhe zbatojë planin e biznesit të furnizimit dhe të përcaktojë objektivat e performancës për furnitorët;
  • Të bëjë përmbledhje për të gjitha kushtet e kontratës dhe t’ua japë departamenteve që kanë lidhje me to, si Financës (periudhën e pagesës, bonuse për furnitorët), Logjistikës për kohën e dorëzimit, Marketingut për promocione;
  • Të krijojë një raport pozitiv dhe të qëndrueshëm me të gjithë furnitorët dhe të jetë kontakti kyç për Kompaninë dhe shitjet;
  • Të punojë me shitjet për të siguruar disponueshmërinë e produkteve, dorëzimin si dhe të zgjidh çmimet apo çdo problem tjetër.
  • Të bashkëpunojë me Operacionalin dhe Menaxherët e Dyqaneve për të përditësuar markat dhe nevojat e dyqaneve kur ato duhet të marrin vendime;
  • Të përgatis dhe analizojë raporte për të përcaktuar përqindjen e shitjeve dhe të marrë vendimin e duhur për tipin e kategorisë;
  • Është përgjegjës për të gjithë dokumentacionin dhe të dhënat që i përkasin kategorisë që ai mbulon;
  • Duhet të bashkëpunojë me departamentet e tjera si Marketingun, Financën, Burimet Njerëzore, Logjistikën, Shitjet, IT, dhe Ekspansionin për zgjidhje të problemeve të ndryshme;
  • Të njohë dhe të përdorë shumë mirë sistemin operues, etj. 

Απαιτήσεις

  • Edukimi: Të zotërojë diplomë universitare, preferohet në Administrim Biznesi dhe/ose Marketing.
  • Eksperiencat e punës: Të ketë përvojë se paku 5 vite në shitjet me pakicë ne sektorin e furnizimit.
  • Kualifikime të tjera: Trajnime të ndryshme në lidhje me menaxhimin dhe shitjet me pakicë;
  • Aftësi kompjuterike të paketës Microsoft Office;
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze.
  • Aftesi të tjera: Të jetë përson i motivuar dhe ambicioz;
  • Të ketë sensin e tregtisë dhe të jetë i orientuar;
  • Të ketë aftësi të larta negocimi;
  • Të jetë i aftë që të punojë nën presion;
  • Të dijë të marrë vendime dhe të jetë i përgjegjshëm. 

Άλλο (Προαιρετικό)

SHËNIM: Ky përshkrim pune nuk është gjithë përfshirës. Punëmarrësi mund të kryej edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.

Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të aplikojnë online duke klikuar më posht në butonin Apliko Online. Dërgojni aplikimin e tuaj (CV në gjuhën angleze). Për çdo pyetje të mundëshme teknike në lidhje me aplikimin tuaj, ju lutem kontaktoni Znjsh. Doruntina JAKUPI në numrin e telefonit + 381 38 749001 (nga Hënë në të Premte) apo nëpërmjet E-mail d.jakupi@headhunter.al jo më vonë se data 10 Janar 2017.

Link: http://hh.al/ceo/application/be9fa15f39d3156942b92261f9548d397277a52eadfff2f2acdbb480cd4a5430

Provo suksesin me The HeadHunter! 
Besojani karrierën tuaj profesionistëve të vërtetë! 

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë. Emëroni CV-në sipas këtij formati (emër [hapsirë] mbiemër [hapsirë] CV).

Μισθός Mjaft konkuruese