Inxhinier Mekanik, Durrës

About us

Kompania me e madhe e sigurimeve ne Shqiperi.

Τίτλος ανάρτησης * Inxhinier Mekanik, Durrës
Περιγραφή εργασίας

“SIGAL UNIQA Group AUSTRIA” sh.a.  pjese e Uniqa Group Austria, shoqëri Sigurimi me eksperiencë 25 vjeçare, themeluar më 22 Shkurt 1999, e përfaqësuar me 8 kompani sigurimi Jetë dhe Jo-Jetë, Risigurime dhe Fond Pensionesh që ofron të gjitha klasat e sigurimit me  42 produkte, me rreth 1,500 punonjës dhe agjentë në mbi 900 zyra ku ajo operon dhe zhvillon aktivitetin e saj në 3 shtete: Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, shpall 1 (një) vend të lirë pune për:

Inxhinier Mekanik, Durrës

Përmbledhje e detyrave dhe përgjegjësive:

Prezanton dhe promovon shitjen e produkteve të shoqërisë “SIGAL UNIQA Group AUSTRIA”, me prioritet rritjen e shitjeve të produktit Kasko. Të krijojë dhe menaxhojë databazën e kontakteve me klientet. Të raportojë ecurinë e shitjeve, perfshirë kontaktimin e  klientëve, rezultatet e arritura dhe krahasimin me objektivat. Të hartojë strategji konkrete  dhe planifikojë punën në mënyrë sistematike. Të komunikojë rregullisht me departamentet për të mundësuar përpilimin e ofertave dhe prezantimeve serioze ndaj klientëve. Të informojë klientët ekzistues për produktet/ofertat e reja. Të propozojë teknika të reja promovimi/shitjeje.

Të pranojë aplikimet për dëmshpërblime motorike, të inspektojë vëndin e ngjarjes në rast aksidenti, të kryej akt-ekspertizën e mjeteve të dëmtuara duke e dokumentuar me foto të mjeve të përfshira në aksident dhe të plotësojë dosjen me dokumentacionin e nevojshëm për t’ja përcjellë komisionit të vlerësimit.

Απαιτήσεις

Kriteret që aplikanti duhet të plotësojë janë:

  1. Të ketë mbaruar arsimin e lartë në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike.
  2. Të ketë dy vjet eksperiencë pune në trajtimin e dëmeve ose eksperinca të ngjashme.
  3. Të jetë njohës i mjeteve motorike dhe Kodit Rrugor.
  4. Njohuri shumë të mira kompjuterike në programet e paketës Microsoft Office, Internet.
  5. Njohuri të mira të gjuhës Angleze (të shkruar dhe të folur).
  6. Të ketë aftësi shumë të mira analizuese dhe monitoruese.

Të interesuarit, brenda datës 12.03.2024 të dorzojnë CV në adresën zyrtare të e-mail-it: burimetnjerezore@uniqa.al  ose në postën e shkruar në adresën: Sigal Uniqa Group Austria; Departamenti Legal & Burimeve Njerëzore; “Qëndra e Biznesit  SIGAL”, Bul.“Zogu I”, Nr. 1, Tiranë ose na kontaktoni në numrin e telefonit 04 22 333 08.