Audit i Brendshëm

About us

Kompania me e madhe e sigurimeve ne Shqiperi.

Κατηγορία Λογιστική και Χρη&m
Περιγραφή εργασίας

“SIGAL UNIQA Group AUSTRIA” sh.a.  pjese e Uniqa Group Austria, shoqëri Sigurimi me eksperiencë 24 vjeçare, themeluar më 22 Shkurt 1999, e përfaqësuar me 8 kompani sigurimi Jetë dhe Jo-Jetë, Risigurime dhe Fond Pensionesh që ofron të gjitha klasat e sigurimit me 42 produkte, me rreth 1,500 punonjës dhe agjentë në mbi 900 zyra ku ajo operon dhe zhvillon aktivitetin e saj në 3 shtete: Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, shpall 2 (dy) vende të lira pune për:

                              Audit i Brendshëm

Roli dhe Përgjegjësitë:

  1. Vlerëson përshtatshmërinë dhe efektivitetin e sistemeve, strukturave, vendimeve, proçedurave e kontrolleve;
  2.  mbështetet kompaninë në menaxhimin e sistemit financiar dhe kontrollit në përgjithësi, duke u fokusuar kryesisht në:• identifikimin, vlerësimin dhe menaxhimin e riskut;• përputhshmërinë e akteve të brendshme dhe të kontratave me legjislacionin;• besueshmërinë dhe gjithë-përfshirjen e informacionit financiar dhe operacional.
  3. ruajtjen e aseteve dhe të informacionit;
  4.  jep rekomandime për përmirësimin e veprimtarisë ekonomiko-financiare.
  5. dhënia e vlerësimeve objektive, opinioneve ose përfundimeve të pavarura për një proçes, sistem ose një çështje tjetër që mbulohet nga auditimi.
  6. realizon vlerësime, inspektime, investigime, ekzaminime apo shqyrtime, qe mund te kerkohen nga Administratori i Përgjithshëm.

Απαιτήσεις

Kriteret që aplikantët duhet të plotësojnë janë:

  • Të ketë mbaruar arsimin e larte universitar DND; DIND ose Bachelor + Master Shkencor në shkencat ekonomike.
  • Të ketë mbi 5 vite punë në profesion si auditues i brendshëm apo i jashtëm. Eksperienca e punës në një kompani auditimi është një avantazh.
  • Të jetë i çertifikuar si “Auditues i brendshëm”.
  • Të ketë njohuri shume të mira teorike e praktike në përdorimin e kompjuterit, programeve bazë te tij dhe atyre financiare.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze (të shkruar dhe të folur).
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese, organizative, analizuese si dhe të ketë aftësi të punojë në grup dhe në mënyrë të pavarur. Të jetë i/e përkushtuar dhe dinamik.

Të interesuarit, brenda datës 10.01.2024 të dorzojnë CV në adresën zyrtare të e-mail-it: burimetnjerezore@uniqa.al  ose në postën e shkruar në adresën: Sigal Uniqa Group Austria; Departamenti Legal & Burimeve Njerëzore; “Qëndra e Biznesit  SIGAL”, Bul.“Zogu I”, Nr. 1, Tiranë ose na kontaktoni në numrin e telefonit 04 22 333 08.