Përshkrimi i Punës
“SIGAL UNIQA Group AUSTRIA” sh.a. pjese e Uniqa Group Austria, shoqëri Sigurimi me eksperiencë 24 vjeçare, themeluar më 22 Shkurt 1999, e përfaqësuar me 8 kompani sigurimi Jetë dhe Jo-Jetë, Risigurime dhe Fond Pensionesh që ofron të gjitha klasat e sigurimit me 42 produkte, me rreth 1,500 punonjës dhe agjentë në mbi 900 zyra ku ajo operon dhe zhvillon aktivitetin e saj në 3 shtete: Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, shpall 2 (dy) vende të lira pune për:
Audit i Brendshëm
Roli dhe Përgjegjësitë:
- Vlerëson përshtatshmërinë dhe efektivitetin e sistemeve, strukturave, vendimeve, proçedurave e kontrolleve;
- mbështetet kompaninë në menaxhimin e sistemit financiar dhe kontrollit në përgjithësi, duke u fokusuar kryesisht në:• identifikimin, vlerësimin dhe menaxhimin e riskut;• përputhshmërinë e akteve të brendshme dhe të kontratave me legjislacionin;• besueshmërinë dhe gjithë-përfshirjen e informacionit financiar dhe operacional.
- ruajtjen e aseteve dhe të informacionit;
- jep rekomandime për përmirësimin e veprimtarisë ekonomiko-financiare.
- dhënia e vlerësimeve objektive, opinioneve ose përfundimeve të pavarura për një proçes, sistem ose një çështje tjetër që mbulohet nga auditimi.
- realizon vlerësime, inspektime, investigime, ekzaminime apo shqyrtime, qe mund te kerkohen nga Administratori i Përgjithshëm.
Kërkesat e profilit
Kriteret që aplikantët duhet të plotësojnë janë:
- Të ketë mbaruar arsimin e larte universitar DND; DIND ose Bachelor + Master Shkencor në shkencat ekonomike.
- Të ketë mbi 5 vite punë në profesion si auditues i brendshëm apo i jashtëm. Eksperienca e punës në një kompani auditimi është një avantazh.
- Të jetë i çertifikuar si “Auditues i brendshëm”.
- Të ketë njohuri shume të mira teorike e praktike në përdorimin e kompjuterit, programeve bazë te tij dhe atyre financiare.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze (të shkruar dhe të folur).
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese, organizative, analizuese si dhe të ketë aftësi të punojë në grup dhe në mënyrë të pavarur. Të jetë i/e përkushtuar dhe dinamik.
Të interesuarit, brenda datës 10.01.2024 të dorzojnë CV në adresën zyrtare të e-mail-it: burimetnjerezore@uniqa.al ose në postën e shkruar në adresën: Sigal Uniqa Group Austria; Departamenti Legal & Burimeve Njerëzore; “Qëndra e Biznesit SIGAL”, Bul.“Zogu I”, Nr. 1, Tiranë ose na kontaktoni në numrin e telefonit 04 22 333 08.