Drejtor për menaxhimin e sistemit GPS/GPRS

About us

Kompania me e madhe e sigurimeve ne Shqiperi.

Τίτλος ανάρτησης * Drejtor për menaxhimin e sistemit GPS/GPRS
Κατηγορία Business development
Περιγραφή εργασίας

“SIGAL UNIQA Group AUSTRIA” sh.a.  pjese e Uniqa Group Austria, shoqëri sigurimi me eksperiencë 21 vjeçare, themeluar më 22 Shkurt 1999, e përfaqësuar me 8 kompani sigurimi jetë dhe jo-jetë, risigurime dhe fond pensionesh që ofron të gjitha klasat e sigurimit me 42 produkte, me rreth 1,500 punonjës dhe agjentë në mbi 900 zyra ku ajo operon dhe zhvillon aktivitetin e saj në 3 shtete: Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, shpall 1 (një) vend të lirë pune për:

                                 Drejtor për menaxhimin e sistemit GPS/GPRS

 

Përmbledhje e detyrave dhe përgjegjësive:

Menaxhon stafin e zyrës së GPS dhe është personi i kontakti për klientët e pajisur me GPS. Mirëmban sistemi GPS dhe zhvillon module të reja, sipas kërkesave të tregut dhe zhvillimeve të reja teknologjike. Monitoron dhe evidenton probleme në funksionimin e sistemit apo paisjeve të ndryshme dhe kordinon punën me stafin për zgjidhjen e tyre. Koordinon punën për instalimin fizik të pajisjeve GPS në mjete të ndryshme. Siguron shërbimin ndaj klientit sipas marrëveshjeve, mbikqyr sistemin e faturimeve dhe likujdimin tyre. Mban korespondencën me ofruesit e shërbimeve ndihmëse të sherbimit GPS.

Απαιτήσεις

Kriteret që aplikanti duhet të plotësojë janë:

  • Të ketë mbaruar arsimin e lartë në Inxhinieri Elektronike / Inxhinieri Informatike.
  • Të ketë tre vite eksperiencë punë, në të njëjtin sektor ose eksperiencë të ngjashme.
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze (të shkruar dhe të folur).
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese, organizative, analizuese, drejtuese.
  • Të jetë i përkushtuar dhe dinamik.

Të interesuarit, brenda datës 15.10.2020 të dorezojnë CV në adresën zyrtare të e-mail-it: burimetnjerezore@uniqa.al ose në postën e shkruar në adresën: Sigal Uniqa Group Austria; Departamenti Legal & Burimeve Njerëzore; “Qëndra e Biznesit  SIGAL”, Bul.“Zogu I”, Nr. 1, Tiranë ose na kontaktoni në numrin e telefonit 04 22 333 08.