Kompania me e madhe e sigurimeve ne Shqiperi.
“SIGAL UNIQA Group AUSTRIA” sh.a. pjese e Uniqa Group Austria, shoqëri sigurimi me eksperiencë 21 vjeçare, themeluar më 22 Shkurt 1999, e përfaqësuar me 8 kompani sigurimi jetë dhe jo-jetë, risigurime dhe fond pensionesh që ofron të gjitha klasat e sigurimit me 42 produkte, me rreth 1,500 punonjës dhe agjentë në mbi 900 zyra ku ajo operon dhe zhvillon aktivitetin e saj në 3 shtete: Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, shpall 1 (një) vend të lirë pune për:
Drejtor për menaxhimin e sistemit GPS/GPRS
Përmbledhje e detyrave dhe përgjegjësive:
Menaxhon stafin e zyrës së GPS dhe është personi i kontakti për klientët e pajisur me GPS. Mirëmban sistemi GPS dhe zhvillon module të reja, sipas kërkesave të tregut dhe zhvillimeve të reja teknologjike. Monitoron dhe evidenton probleme në funksionimin e sistemit apo paisjeve të ndryshme dhe kordinon punën me stafin për zgjidhjen e tyre. Koordinon punën për instalimin fizik të pajisjeve GPS në mjete të ndryshme. Siguron shërbimin ndaj klientit sipas marrëveshjeve, mbikqyr sistemin e faturimeve dhe likujdimin tyre. Mban korespondencën me ofruesit e shërbimeve ndihmëse të sherbimit GPS.
Kriteret që aplikanti duhet të plotësojë janë:
Të interesuarit, brenda datës 15.10.2020 të dorezojnë CV në adresën zyrtare të e-mail-it: burimetnjerezore@uniqa.al ose në postën e shkruar në adresën: Sigal Uniqa Group Austria; Departamenti Legal & Burimeve Njerëzore; “Qëndra e Biznesit SIGAL”, Bul.“Zogu I”, Nr. 1, Tiranë ose na kontaktoni në numrin e telefonit 04 22 333 08.