KETRI WEB - Agjent shitjesh

About us

Jemi një kompani zhvillimi web në Shqipëri, e specializuar në projekte custom të avancuara. Ne u ofrojmë bizneseve online një gamë të gjerë shërbimesh, si një ndalesë e vetme që përmirëson efikasitetin dhe manaxhimin e tyre të kohës. Në sajë të eksperiencës sonë në këtë fushë, përmirësojmë procesin e zhvillimit duke integruar performancën dhe sigurinë e faqes web me zgjidhje speciale, të zhvilluara nga vetë ne. Për ne këto nuk janë shtesa ekstra të shërbimit, por pjesë thelbësore të aplikacioneve që zhvillojmë. Ne u ofrojmë klientëve tanë jo vetëm një website apo aplikacion, por një zgjidhje afatgjatë biznesi!

Τίτλος ανάρτησης * KETRI WEB - Agjent shitjesh
Περιγραφή εργασίας

Ketri Web, kompani programimi në Tiranë e specializuar në ndërtimin e aplikacioneve web dhe platformave online, kërkon agjent shitjesh. Kandidati ideal ka eksperienca të mëparshme në këtë rol dhe ka njohuri të bollshme në fushën e teknologjisë e programimit, dhe përmbush të gjitha pikat e mëposhtme lidhur me:

Απαιτήσεις

Detyrat:

  • Njeh dhe prezanton në mënyrë të saktë dhe profesionale shërbimet e kompanisë
  • Përfaqëson kompaninë në mënyrë të denjë
  • Identifikon klientë potencialë në Shqipëri, që janë në kërkim të shërbimeve tona
  • Organizon takime me klientët për të përcaktuar nevojat e tyre specifike
  • Përshtat ofertën e shërbimeve në bazë të specifikave të klientëve
  • Arrin objektivat e shitjeve

Aftësitë:

  • Ka njohuri të mira mbi shitjet, marketingun dhe web dizajnin
  • Ka aftësi për të kuptuar qëllimet dhe nevojat e klientëve
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi në të folur e të shkruar
  • Kupton mirë tregun e veprimtarisë së kompanisë
  • Është entuziast dhe i apasionuar pas shitjeve
  • Është i/e vetë-motivuar dhe i aftë për të punuar në mënyrë të pavarur
  • Ka njohuri të përgjithshme kompjuterike dhe interneti
  • Flet rrjedhshëm gjuhën angleze

 

Άλλο (Προαιρετικό)

Personat të cilët kanë kryer studimet për biznes, marketing, komunikim apo degë të ngjashme, përbëjnë avantazh. Kandidatët mund të punojnë nga kudo dhe janë të lirë të vendosin vetë se kur dhe sa orë do të punojnë. Pagesa llogaritet në bazë të komisionit mbi shitjet, e cila shkon deri në 40%.

Të interesuarit të dërgojnë me CV dhe letër motivimi në adresën: hello@ketri.al