Specialist Operacional (Industria Navale)

About us

"ÇELËSI Media Group" operon në tregun Shqiptar që prej vitit 1998 duke qenë udhëheqësi në sigurimin e informacionit praktik në Shqipëri, duke mbuluar 5 fushat kryesore të komunikimit: konsumatori drejt konsumatorit (C2C), biznesi drejt konsumatorit (B2C), biznesi drejt biznesit (B2B), aktivitetet artistike & kulturore dhe turizmin. ÇELËSI vjen me një shërbim të ri që do të jetë mjeti për konsultë, mbështetje dhe lehtësim të punëdhënësve dhe punëkërkuesve në gjetjen dhe ruajtjen e njëri-tjetrit. Ky shërbim i ri i quajtur “Profesionisti” nga ÇELËSI do të plotësojë strategjikisht shërbimet e rekrutimit si për punëdhënësit ashtu edhe për vetë punëkërkuesit dhe përfaqësojë revolucionarizimin e tregut të punës.

Τίτλος ανάρτησης * Specialist Operacional (Industria Navale)
Κατηγορία Technical Manager
Περιγραφή εργασίας

Agjencia e Rekrutimit Profesionisti është një Agjenci Rekrutimi dhe Konsulence e fokusuar në vlerësimin e Burimeve Njerëzore dhe lehtësimin e bizneseve për të zgjedhur stafin e duhur. Qëllimi ynë është të ndërtojmë marrëdhënie të besueshme dhe afatgjata me kandidatët dhe bizneset. Vizioni ynë është të sigurojmë që njerëzit në tregun tonë të frymëzohen, motivohen, trajnohen dhe zhvillohen për të përqafuar të ardhmen e punës. Misioni ynë është të ndihmojmë klientët tanë të gjejnë dhe punësojnë profesionistët më të kualifikuar në profesione të zgjedhura dhe shumë të aftë, si dhe t'i ndihmojmë ata profesionistë të gjejnë mundësitë më të mira të punës në fushat e tyre përkatëse dhe të çojnë më tej karrierën e tyre.

Pozicioni i punës: Specialist Operacional

Kushtet e kontratës: E pacaktuar

Vendndodhja: Durrës, Shqipëri

Qellimi i Pozicionit: Po kërkojmë një individ të kualifikuar në industrinë Navale/Portuale, në rolin “Specialist Operacional” për t’ju bashkuar ekipit për Klientin tonë Ndërkombëtar, lider në industrinë e menaxhimit të terminalit të konteinerëve në portin e Durrësit dhe zhvillimit të aktiviteteve logjistike.

Në rolin e “Specialistit Operacional” Ju do të jeni përgjegjës për planifikimin, organizimin, koordinimin dhe alokimin e burimeve të terminalit lidhur me dokumentacionin, regjistrimet, stafin operativ pajisjet, mjetet, dokumentat.

Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:

  • Planifikimi për të tre turnet sipas gjendjes së punëtorëve që ka në dispozicion dhe kompozimi i turnit sipas nevojave të terminalit.
  • Kontrollon prezencën e punonjësve të terminalit të Konteinerëve nëpërmjet listave përkatëse, koordinon dhe monitoron zbatimin rigoroz të orarit të punës prej tyre si dhe plotëson formularin ditor të prezencës në çdo fillim dhe mbarim turni.
  • Merr masat përkatëse në përputhje me parashikimin për ritmin e anijeve, fluksin e trafikut të ngarkesave, mungesat, zëvendësimet, pushimet e punonjësve dhe bën shpërndarjen e punës sipas kategorive të punonjësve në varësi.
  • Ndan detyrat e mekanizatorëve, jep direktivat për turnin në vazhdim dhe cakton operatorët/shoferët sipas mjeteve në dispozicion.
  • Rakordon me mekanizatorët dhe shoferët për furnizim me karburant të të gjithë mjeteve duke përfshirë dhe vinçat, njofton Magazinierin për furnizimin.
  • Bashkëpunojnë me Inspektorët regjistrues për kontrollin dhe monitorimin e fluksit të kamionave në hyrje dhe dalje të portave në stabilizimin e trafikut tek portat në Terminal, monitoron të gjithë aktivitetin operacional të terminalit në turnet që drejton.
  • Planifikon paraprakisht të gjithë konteinerët e eksportit (plot/bosh) sipas kërkesave të linjës.
  • Plotëson pasqyrat përmbledhëse (të miratuara) për shërbimet ndaj anijeve konteinerike dhe të tjera, sipas të gjithë elementëve që mbart pasqyra dhe rakordon sipas rastit (pas përfundimit të anijes) me agjensinë detare për volumet dhe shërbimet përfundimtare të realizuara ndaj anijes.
  • Mban kontakte të vazhdueshme me linjat, operatorët, apo përdoruesit e portit për t’ju përgjigjur kërkesave të tyre si përsa i përket shërbimit operacional edhe planifikimit në sistem.
  • Cakton vinçat/mjetet që do të përdoren dhe planifikon operacionet në mënyrë të tillë që të shmangë bllokimet/përplasjet në terminal.
  • Raporton menjëherë çdo aksident, praktikë të pasigurt, incidente mjedisore të ndeshura në vendin e punës.

Απαιτήσεις

Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:

  • Edukimi: Të ketë përfunduar Arsimin e lartë, preferohet në degët Inxhinieri Navale, Menaxhim Biznesi, Mekanikë ose degë të ngjashme.

Eksperienca e Punës: Preferohen eksperienca të mëparshme në role të ngjashme të punës.

 Aftesitë Kryesore:

  • Aftësi shumë të mira në programet MS Office.
  • Aftësi të shkëlqyera ndërpersonale.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi me shkrim dhe verbal.
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze. Njohja e një gjuhe tjetër përbën avantazh.
  • Aftësi të mira të menduarit analitik dhe zgjidhjes së problemeve.
  • Dëshira e fortë për të mësuar, përvetësuar njohuri të reja dhe për t'i zbatuar ato në praktikë.

 

Kushtet e punës: Kompania ofron një mjedis komod dhe miqësor për të punuar me një paketë benefitesh tërheqëse dhe konkuruese.

Procedurë Aplikimi:

Në rast se posedoni cilësitë e listuara më sipër, ju lutem të dërgoni CV tuaj brenda datës 30.11.2022 në adresën tonë elektronike: recruitment@profesionisti.al

"Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”

Vetëm kandidatet e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen nga Agjencia.