Menaxher/e Shitje Marketing

About us

Scan SHA është kompani aksionere e themeluar qe ne 2009 dhe ka nën pronësi kanalin televiziv Scan TV, i cili është i specializuar në raportimin ekonomik dhe financiar. Scan TV është e vetmja media e fokusuar plotësisht në lajmet e biznesit, ekonomisë dhe financave. Televizioni Scan TV ka si mision të informojë në kohë reale audiencën në të gjitha trevat shqipfolëse duke përfaqësuar zërin e biznesit dhe të konsumatorit. Scan TV vijon të jetë një burim i besueshëm informacioni për shikuesit dhe për mediat e tjera që nuk janë të fokusuara apo specializuara në trajtimin e temave dhe lajmeve ekonomike e financiare. Lajmet, kronikat, specialet, analizat, debatet, programet informuese janë busulla juaj mbi ekonominë dhe financat. Programet e SCAN TV: START SCAN LIVE SCAN INTEL INSIDER DOSJA E SCAN MARKETS PARFUME EKOPULS BOX TO BOX EKONOMIA 3D Departamenti i Burimeve Njerëzore kërkon vazhdimisht kandidatë potencial me dhe pa eksperiencë për t’iu bashkuar skuadrës tonë. Scan, Ekonomia në ekranin tuaj! hr@scantv.al

Τίτλος ανάρτησης * Menaxher/e Shitje Marketing
Περιγραφή εργασίας

Pozicioni:                      MENAXHER/E SHITJE MARKETING

Departamenti:              MARKETING DHE SHITJE

PËRGJEGJËSITË:

  • Njohja në mënyrë të shkëlqyer të produkteve mediatike të kompanisë dhe të industrisë, TV dhe dixhitale,
  • Krijimi dhe pasurimi periodikisht i bazës së të dhënave për klientë aktuale dhe potencial,
  • Studimi i shpeshtë i tregut për t’u informuar rreth aktiviteteve promovuese të klientëve ekzistues apo hyrjen në treg të klientëve të rinj,
  • Krijimi i rrjetit të klientëve ekzisues dhe ato potenciale, dhe gjenerimi i klienteve për produktet e kompanise kryesisht me vizita në terren,
  • Qëndron gjithnjë i/e përditësuar për zhvillimet në treg në fushën e reklamimit,
  • Mban kontakte të vazhdueshme me klientët ekzistues për të siguruar marrëdhënie të shëndetshme dhe të vazhdueshme mes palëve,
  • Sigurohet që fushatat për të cilën është rënë dakord po zbatohen sipas pritshmërive të klientit,
  • Bashkëvepron me pjesën tjetër të ekipit për të siguruar mbarëvajtjen e fushatave,
  • Merr pjesë në aktivitete të ndryshme për të siguruar kontakte me klientë të rinj të mundshëm apo ata ekzistues,
  • Raporton periodikisht dhe me saktësi sipas proçedurave të brendshme tek stafi menaxherial,
  • Zbaton planet sipas objektivave dhe afateve të përcaktuara,
  • Krijon strategji afatshkurtra dhe afatgjatë për kompaninë,
  • Kujdeset për promovimin dhe zhvillimin e imazhit të kompanisë.

Απαιτήσεις

KËRKESAT:

  • Diplomë Bachelor/Master në fushën Marketing, Menaxhim Biznesi, Ekonomik apo fusha të ngjashme,
  • Eksperiencë e mëparshme në B2B marketing/shitje,
  • Eksperiencë në media do bënte avantazh,
  • Aftësi të shkëlqyera në negocim, shitje, komunikim dhe prezantim,
  • Aftësi të shkëlqyera analitike dhe organizuese,
  • E/I orientuar ndaj detajeve,
  • Aftësi shumë të mira për të punuar në ekip,
  • Energjik, i/e vetë-motivuar.

 

Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë duke dërguar CV e tyre në adresën:

hr@scantv.al

ose nëpërmjet website tonë të karrierës: https://scantv.al/karriera/

 

Departamenti i BNJ

Televizioni SCAN SHA

Cel: +355 69 40 200 38