Περιγραφή εργασίας
Revo Hospitality Group është themeluar në vitin 2018 dhe është një nga kompanitë lider që operon në biznesin e mikepritjes në Tiranë.
Revo Hospitality Group menaxhon markat më të dalluara në industri si Salt Restaurant, Lift Steak & Rooftop Bar dhe zinxhirin Opa Greek Street.
Revo Hospitality Group po kerkon profesionistë me pervojë dhe të rinj të talentuar, të cilët janë të etur për të mësuar, zhvilluar dhe për të treguar profesionalizëm.
Aktualisht ne kemi pozicion vakant:
Απαιτήσεις
Detyrat:
- Zhvillon dhe zbaton strategji efektive të rekrutimit për të tërhequr kandidatë të kualifikuar për pozicione të ndryshme brenda industrise;
- Rishikon CV-të dhe aplikimet për të identifikuar kandidatë të përshtatshëm;
- Organizon dhe kryen intervista vete ose bashke me menaxherët e restoranteve dhe ofron feedback dhe rekomandime mbi kandidatët;
- Siguron një përvojë pozitive të kandidatëve gjatë gjithë procesit të rekrutimit duke mbajtur komunikim të qartë, ofruar feedback në kohë dhe krijuar një atmosferë mikpritëse;
- Menaxhon procesin e ofertës, duke përfshirë negociatat e kushteve te punes;
- Siguron mbledhjen e të gjithë dokumentacionit të nevojshëm për çdo punonjës të ri, duke përfshirë kartelën e identitetit, numrin e sigurimeve shoqërore, kontratën e punës dhe çdo dokument tjetër të kërkuar;
- Regjistron të dhënat e punonjësit në sistemin elektronik të deklarimit të tatimeve, duke përdorur të dhënat e sakta dhe të përditësuara;
- Siguron që të gjitha dokumentet për largimin e punonjësit janë mbledhur dhe njoftimet për largimin e punonjësit janë përgatitur;
- Monitoron afatet e përcaktuara për deklarimin dhe ç'deklarimin e punonjësve për të siguruar që të gjitha detyrimet tatimore janë përmbushur në kohë;
- Regjistron të dhënat e largimit të punonjësit në sistemin elektronik të deklarimit të tatimeve, duke përfshirë datën e fundit të punës dhe arsyen e largimit;
- Zhvillon dhe ruan marrëdhënie me shoqatat e industrisë, universitetet dhe organizatat e tjera relevante për të ndërtuar një database talentesh;
- Siguron që proceset e rekrutimit të jenë në përputhje me të gjitha ligjet dhe rregulloret e zbatueshme të punës;
- Mban regjistra të sakta dhe të përditësuara të ndërveprimeve me kandidatët dhe njoftimeve për punë;
- Qëndron i informuar për trendet dhe inovacionet në rekrutim, veçanërisht brenda industrisë së mikpritjes;
- Poston dhe shpërndan njoftimet për punësim në kanalet e përzgjedhura në kohë dhe në mënyrë të rregullt;
- Ofron feedback dhe rekomandime për të përmirësuar proceset dhe strategjitë e rekrutimit.
Kualifikimet:
- Përvojë e dëshmuar si specialist rekrutimi ose rekrutues, preferohet brenda industrisë së mikpritjes;
- Aftësi të forta ndërpersonale dhe komunikimi;
- Aftësia për të menaxhuar prioritetet e shumta dhe për të punuar nën presion;
- Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve të punës;
- Njohuri për rolet specifike dhe nevojat operacionale brenda industrisë së mikpritjes
Nëse dëshironi të beheni pjesë e skuadrës REVO Hospitality Group, jeni te mirëpritur të dorëzoni CV tuaj në adresën e email-it:
hr@rhg.al
Departamenti i BNJ
Mob: 069 70 79 300
Email: hr@rhg.al
https://rhg.al/
https://www.instagram.com/revohg/
https://www.facebook.com/revoHG/