About us
Online në të gjithë Shqipërinë dhe fizikisht në 7 qytete: Tiranë, Durrës, Sukth, Korçë, Elbasan, Fier dhe Vlorë.
Τίτλος ανάρτησης *
Tirane, ofroj vend pune Menaxher Dyqani (Shop Manager) - Vlorë, Korçë, Tiranë dhe Sukth
Περιγραφή εργασίας
Buzi Store në kuadër të zgjerimit të stafit, po kërkon Menaxher/e Dyqani të aftë dhe me përvojë për pikat e shitjes në qytetet: Vlorë, Korçë, Tiranë dhe Sukth. Kandidatët idealë duhet të kenë eksperiencë të mëparshme në menaxhimin e një dyqani ose biznesi të ngjashëm, aftësi të forta në komunikim dhe organizim, si dhe të jenë të orientuar drejt ofrimit të shërbimit të shkëlqyer ndaj klientit.
Përgjegjësitë:
- Menaxhimi i operacioneve ditore dhe mbikëqyrja e stafit të shitjes.
- Hartimi i planit javor dhe ndarja e orarëve për stafin e shitjes.
- Trajnimi i stafit mbi procedurat dhe rregullat e kompanisë.
- Organizimi i sesioneve të trajnimit për stafin e shitjes për produktet.
- Kujdesi për prezantimin e produkteve në dyqan (merchandising).
- Menaxhimi i menaxherëve të produkteve për përmirësimin e proceseve operacionale dhe ato të shitjes.
- Trajtimi i problemeve dhe orientimi i stafit.
- Kujdesi për furnizimin e përditshëm të dyqanit.
- Bashkëpunimi ndërdepartamental gjatë fushatave ose nevojave operacionale.
- Monitorimi dhe analizimi i performancës së shitjeve dhe raportimi te drejtuesit përkatës.
- Implementimi i strategjive për rritjen e shitjeve dhe përmirësimin e përvojës së klientëve.
- Sigurimi i përmbushjes së objektivave të shitjes dhe menaxhimi i buxheteve të dyqanit.
- Zhvillimi dhe zbatimi i politikave dhe procedurave të reja për përmirësimin e proceseve operacionale.
- Menaxhimi i marrëdhënieve me klientët dhe zgjidhja e ankesave në mënyrë efektive.
Απαιτήσεις
Kualifikimet dhe Kriteret:
- Diplomë universitare në Administrim Biznesi, Menaxhim, ose fushë të ngjashme.
- Përvojë pune në menaxhimin e dyqaneve ose pozicione të ngjashme.
- Aftësi të shkëlqyera organizative dhe planifikimi.
- Aftësi të mira komunikuese dhe ndërpersonale.
- Lidershipi dhe aftësi për të udhëhequr dhe motivuar ekipin.
- Njohuri të mira të paketës Microsoft Office dhe programeve të menaxhimit të shitjeve.
- Njohuri të gjuhës angleze; gjuhët e tjera janë plus.
- Fleksibilitet për të punuar orë të zgjatura dhe në fundjavë, kur është e nevojshme.
Άλλο (Προαιρετικό)
Ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në adresën e emailit: hr@buzistore.com ose na shkruani ne numer whatssapp: +355 682119960