Asistent/e Finance

About us

Well Beauty & Care

Κατηγορία ?????????????
Περιγραφή εργασίας

Shoqëria WELL sh.p.k., pjesë e ALKOS GROUP ALBANIA, në kuadër të zgjerimit të aktivitetit në qytetin e Tiranës , për rrjetin drugstore kërkon të punësojë staf në pozicionin: Asistent/e Finance

Asistent/e Finance është përgjegjës për dokumentimin, kontrollin dhe analizimin e veprimtarinë financiare të kompanisë, si dhe kujdeset për proceset ditore të inventarizimit të Dyqane.

Ne ofrojmë:

  • Pagë motivuese;
  • Atmosferë miqësore dhe dinamike;
  • Kontratë të rregullt pune (40 orë pune në javë);
  • Vlerësim sipas performancës.

Απαιτήσεις

Detyrat

  • Analizon inventarët ditor tek dyqanet dhe mban dokumentacionin përkatës.
  • Kujdeset për transaksionet, arkë bankë në përputhje me ligjet,rregullat dhe rregulloren e kompanisë.
  • Kontrollon regjistrimin e shitjeve në sistemin kontabël.
  • Monitoron zbatimin e kontratave me klientët.
  • Rakordon llogaritë e marketingut dhe ndjek zbatimin e buxheteve të marketingut.
  • Kontrollon raportin e kthimeve nga shitjet.
  • Përgatit librin e shitjeve për TVSH.
  • Kontrollon raportin e debitorëve.

 

Kualifikimet

  • Të ketë kryer arsimin e lartë me drejtim ekonomik, preferohet dega Financë-Kontabilitet.
  • Përvojë në pozicione të ngjashme,  mbi 5 vjet.
  • Njohuri shumë të mira në përdorimin e programeve financiare.
  • Njohuri të mira të përdorimit të paketës Office.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe të punës në grup.

Άλλο (Προαιρετικό)

Mirëpresim të gjithë kandidatët e interesuar të dërgojnë aplikimin e tyre në adresën: well.rekrutime@alkosgroup.al ose të na shkruajnë në numrin +355 69 70 53 354 (WhatsApp)

*Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të lartë sipas Ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale"