Περιγραφή εργασίας
WELL SH.P.K., për rrjetin e tij drugstore dhe në kuadër të zgjerimit të aktivitetit për qytetin e Lushnjes, kërkon të rekrutojë punonjës të kualifikuar në pozicionet: Zevendes Menaxher Dyqani
Funksioni baze dhe qellimi i pergjegjesive : Zëvendës Menaxheri Dyqanit është përgjegjës për menaxhimin e përditshëm të dyqanit dhe mbarëvajtjen e tij në përputhje me standardet e vendosura nga kompania.
Detyrat
- Menaxhimi dhe motivimi i stafit si dhe ndjekja me rigorozitet e disiplinës në punë;
- Maksimizimi i produktivitetit të dyqanit, fokusi tregtar dhe ndërmarrja e veprimeve për të arritur nivelin më të lartë të përfitueshmërisë së dyqanit;
- Ecuria e performancës dhe rritja, përmes ekzekutimit të shkëlqyeshëm operacional dhe komercial;
- Vendosja dhe mirëmbajtja e standardeve të larta për paraqitjen e dyqaneve dhe tregtimin vizual në përputhje me standardet e kompanisë;
- Kanë në fokus arritjen e indikatorëve të performancës së vendosur;
- Mbledhja, filtrimi dhe dërgimi i porosive ditore;
- Zgjerimi i klientelës, nëpërmjet sjelljes së risive dhe rritja e ndërgjegjësimit për brand-in e kompanisë;
- Kujdeset për mirëmbajtjen e produkteve dhe mirëorganizim e tyre;
- Bën sistemimin e mallit nëpër rafte apo hapësirat e caktuara;
- Kujdeset që çdo artikull i raftit të jetë i pajisur me çmimin përkatës;
- Kontrollon ekspozimin për të mbushur stokun dhe angazhohet në sistemimin e stokut në rregullin e kërkuar;
- Kontrollon produktet e rafteve për skadencat dhe i raporton ato tek përgjegjësi, menaxheri;
- Kontrollon, evidenton dhe vendos përkthimet në shqip të produkteve që nuk e kanë atë;
- Asiston klientët në proçesin e blerjes me çfarë ata kanë nevojë;
- Raportimi mbi ecurinë e punës;
Άλλο (Προαιρετικό)
Ne ofrojmë:
Pagë motivuese;
Atmosferë miqësore dhe dinamike;
Kontratë të rregullt pune;
40 orë pune në javë;
Vlerësim sipas performancës;
Leje vjetore;
Mirëpresim të gjithë kandidatët e interesuar të dërgojnë aplikimin e tyre në adresën: well.rekrutime@alkosgroup.al ose të na shkruajnë në numrin +355 697053354 (WhatsApp)
*Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të lartë sipas Ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”