Ketri Web - Specialist SEO dhe PPC

About us

Jemi një kompani zhvillimi web në Shqipëri, e specializuar në projekte custom të avancuara. Ne u ofrojmë bizneseve online një gamë të gjerë shërbimesh, si një ndalesë e vetme që përmirëson efikasitetin dhe manaxhimin e tyre të kohës. Në sajë të eksperiencës sonë në këtë fushë, përmirësojmë procesin e zhvillimit duke integruar performancën dhe sigurinë e faqes web me zgjidhje speciale, të zhvilluara nga vetë ne. Për ne këto nuk janë shtesa ekstra të shërbimit, por pjesë thelbësore të aplikacioneve që zhvillojmë. Ne u ofrojmë klientëve tanë jo vetëm një website apo aplikacion, por një zgjidhje afatgjatë biznesi!

Τίτλος ανάρτησης * Ketri Web - Specialist SEO dhe PPC
Κατηγορία IT / ???????? ??????????
Περιγραφή εργασίας

Ekipi ynë po kërkon një Specialist SEO dhe PPC për të ndihmuar në zhvillimin dhe manaxhimin e strategjive tona të marketingut dixhital. Në këtë rol, do të përfshiheni në optimizimin e performancës organike dhe të paguar, duke manaxhuar fushata PPC dhe duke zbatuar teknika të avancuara të SEO-së. Kandidati ideal ka interes aktiv për fushën e marketingut dixhital, dhe përmbush të gjitha pikat e mëposhtme, në lidhje me:

Detyrat
-Kryen "on-page SEO" dhe përmirëson strukturën HTML të faqes, për performancë më të mirë.
-Krijon përmbajtje të re për faqen dhe optimizon përmbajtjen ekzistuese, për qëllime SEO dhe PPC.
-Planifikon, manaxhon dhe optimizon fushata në Google Ads dhe Facebook Ads.
-Analizon konkurrentët dhe identifikon mundësi për strategji të reja.
-Kryen kërkime për fjalë kyçe, dhe përditëson fushatat sipas gjetjeve.
-Përditëson dhe përmirëson praninë në "Google My Business".
-Zhvillon dhe manaxhon strategji efektive për "SEO link building".
-Krijon raporte të detajuara dhe informon klientët për rezultatet e arritura.

Απαιτήσεις

Kërkesa teknike
-
Optimizon SEO "on-page" dhe "off-page" për të përmirësuar renditjen në kërkime dhe dukshmërinë.
-Përdor mjete si Google Analytics, Google Search Console, Ahrefs, SEMrush, ose Moz për të analizuar performancën.
-Manaxhon dhe optimizon fushatat Google Ads dhe Facebook Ads për të arritur ROI maksimal.
-Zbaton njohuritë e HTML, CSS dhe JavaScript për të zgjidhur probleme dhe për të përmirësuar performancën e SEO.
-Kryen kërkime për fjalë kyçe dhe analiza të konkurrentëve për të identifikuar mundësi rritjeje.
-Zbaton praktikat teknike të SEO, si optimizimi i shpejtësisë së faqes, rregullimi i indeksimit, etj.
-Vendos dhe manaxhon gjurmimin e konvertimeve me mjete si Google Tag Manager.
-Krijon raporte për SEO dhe PPC, dhe analizon performancën e fushatave për të udhëhequr vendimmarrjen.
-Kryen testime A/B për reklama dhe "landing pages", për të përmirësuar normën e konvertimeve.

Aftësi personale
-Flet rrjedhshëm anglisht, si në të shkruar ashtu edhe gojarisht.
-Analizon situata komplekse dhe zgjidh problemet në mënyrë efektive.
-Komunikon qartë dhe profesionalisht, si me shkrim ashtu edhe gojarisht.
-Manaxhon detyra dhe projekte të shumta njëkohësisht me efikasitet.
-Tregon kujdes ndaj detajeve dhe siguron saktësi në punë.
-Krijon tekste reklamuese dhe përmbajtje tërheqëse.
-Është i/e motivuar dhe punon në mënyrë të pavarur me mbikëqyrje të pakët.
-Qëndron i/e përditësuar me ndryshimet e algoritmeve dhe trendet e marketingut dixhital.
-Organizon kohën dhe prioritetet në mënyrë efektive për të përmbushur afatet.
-Mendon strategjikisht për të planifikuar dhe zbatuar objektiva afatgjata.

Άλλο (Προαιρετικό)

Aftësi plotësuese
-Manaxhon llogaritë e rrjeteve sociale dhe krijon përmbajtje tërheqëse.
-Krijon dhe manaxhon fushata të email marketing, duke përdorur mjete si Mailchimp.
-Dizajnon grafika duke përdorur mjete si Canva ose programe të ngjashme.
-Mund të krijojë video dhe materiale marketingu bazuar në video.
-Mund të përdorë WordPress për të mbështetur manaxhimin e faqeve të internetit.
-Ka përvojë pune me platforma e-commerce si Shopify dhe WooCommerce.
--Kupton parimet e UI/UX.
Ka formim në lidhje me marketingun.

Orari i punës: 08:30 - 17:30, E hënë - E premte
Adresa: Bulevardi "Gjergj Fishta",Tiranë, Shqipëri

Të interesuarit mund të aplikojnë vetëm nëpërmjet linkut: https://ketri.al/sq/pozicion-pune/apliko/specialist-seo-dhe-ppc/6