Kompania me e madhe e sigurimeve ne Shqiperi.
NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE
“SIGAL UNIQA Group AUSTRIA” sh.a. Shoqëri Sigurimi me qendër në Tiranë njofton për 1(një) vend të lirë pune në Drejtorinë e Përgjithshme:
Specialist për Marrëdhëniet me Median
Kriteret që aplikanti duhet të plotësojë janë:
Të ketë ketë kryer arsimin e lartë dhe të jetë diplomuar;
Të ketë përvojë pune mbi mbi 3 vjet si gazetar ekonomie në median e shkruar;
Te ketë eksperiencë në përgatitjen e raportimeve mbi zhvillimet ekonomike të pasqyruara në media;
Të ketë eksperience pune në institucione financiare, në pasqyrimin e aktivitetit financiar të institucionit;
Të ketë aftësi shumë të mira organizative dhe komunikimi, si dhe për të punuar në grup, angazhim profesional, efiçencë në punë, etj;
Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze (të shkruar dhe te folur);
Të ketë njohuri të mira kompjuterike;
Preferohet të ketë njohuri të mira të tregut të sigurimeve.
Të interesuarit, brenda datës 16.08.2018 të dorzojnë Letër motivimi, C.V. me fotografi dhe 2 referenca, në Departamentin Legal dhe Burimeve Njerëzore të Shoqërisë “SIGAL UNIQA Group AUSTRIA” sh.a., me adresë “Qëndra e Biznesit SIGAL”, Bul.“Zogu I”, Nr. 1, Tiranë ose në adresën zyrtare të e-mail-it: burimetnjerezore@sigal.com.al
Për cdo informacion mund të kontaktoni në numrin e telefonit: 04 22 333 08.