Specialist për Marrëdhëniet me Median

Rreth nesh

Kompania me e madhe e sigurimeve ne Shqiperi.

Titulli i postimit * Specialist për Marrëdhëniet me Median
Kategoria Media and Advertising Sales
Lloji i punës Full Time
Përshkrimi i Punës

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

 

“SIGAL UNIQA Group AUSTRIA” sh.a.  Shoqëri Sigurimi me qendër në Tiranë njofton  për  1(një) vend të lirë pune në Drejtorinë e Përgjithshme:

 

Specialist për Marrëdhëniet me Median

Kërkesat e profilit

Kriteret që aplikanti duhet të plotësojë janë:

Të ketë ketë kryer arsimin e lartë dhe të jetë diplomuar;

Të ketë  përvojë pune mbi mbi 3 vjet si gazetar ekonomie në median e shkruar;
Te ketë eksperiencë në përgatitjen e raportimeve mbi zhvillimet ekonomike të pasqyruara në media;
Të ketë eksperience pune në institucione financiare, në pasqyrimin e aktivitetit financiar të institucionit;
Të ketë aftësi shumë të mira organizative dhe komunikimi, si dhe për të punuar në grup, angazhim profesional, efiçencë në punë, etj;
Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze (të shkruar dhe te folur);
Të  ketë njohuri të mira kompjuterike;
Preferohet të ketë njohuri të mira të tregut të sigurimeve.

 

Të interesuarit, brenda datës 16.08.2018 të dorzojnë Letër motivimi, C.V. me fotografi dhe 2 referenca, në Departamentin Legal dhe Burimeve Njerëzore të Shoqërisë  “SIGAL UNIQA Group AUSTRIA” sh.a.,  me adresë “Qëndra e Biznesit  SIGAL”, Bul.“Zogu I”, Nr. 1, Tiranë ose në adresën zyrtare të e-mail-it: burimetnjerezore@sigal.com.al

 

Për cdo informacion mund të kontaktoni në numrin e telefonit:  04 22 333 08.