Pozicion vakant, Asistent/e Marketingu

Rreth nesh

Balkan Sport shpk. eshte distributor zyrtar i dy prej markave te njohura sportive ne bote, adidas dhe Reebok per Shqiperine; dhe gjithashtu perfaqesues zyrtar i rrjetit multibrand sportiv INTERSPORT. Kompania operon ne tregun shqiptar qe prej vitit 2004. Misioni yne eshte te edukojme njerezit me frymen e sportit dhe ti mesojme se sa e rendesishme eshte te kujdesen sic duhet per trupin e tyre ne te gjitha aktivitetet qe i shoqerojne ne perditshmeri. Synojme te kemi prezence maksimale te markave tona ne treg per te qene sa me prane klienteve tane. Mbajtja e pozicionit lider ne tregun e produkteve sportive ne Shqiperi eshte qellimi yne kryesor dhe vlerat, te cilat na udheheqin drejt ketij qellimi jane respekti per klientet dhe nevojat e tyre, integriteti, ndershmeria dhe pasioni per punen qe bejme cdo dite.

Titulli i postimit * Pozicion vakant, Asistent/e Marketingu
Kategoria Marketing/Shitje
Lloji i punës Full Time
Përshkrimi i Punës

Kompania Balkan Sport shpk. kërkon të punësojë asistent/e në Departamentin e Marketingut.

Kërkesat e profilit

Përgjegjësitë:

  • Mban të përditësuar website-et dhe faqet në rrjetet sociale duke dizenjuar imazhet përkatëse.
  • Kujdeset për dizenjimin dhe ekzekutimin e materialeve online ose të printuara sipas fushatave të Marketingut
  • Asiston në të gjitha projektet sipas nevojave të departamentit te Marketingut

Kriteret e punësimit:

  • Të ketë njohuri shumë të mira mbi programet e dizenjimit Photoshop dhe Ilustrator
  • Të ketë njohuri shume te mira të gjuhës angleze
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese
  • Të ketë njohuri të mira për mediat sociale
  • Të ketë aftësi për të punuar në grup
  • Të ketë etikë në pune
  • Perben avantazh diploma Bachelor në fushat: Grafik Design, Shkenca Kompjuterike, Gazetari ose Marketing

Tjetër (Opsionale)

Nëse jeni të interesuar për pozicionin e mësipërm ju lutem dergoni cv-në tuaj me fotografi në adresën e email-it: hr@balkansport.al

Paga E kenaqshme