Kerkohet Asistente Administrative ne Shitje

Titulli i postimit * Kerkohet Asistente Administrative ne Shitje
Kategoria Asistent/e
Lloji i punës Full Time
Përshkrimi i Punës

Asistente Administrative ne Shitje

Kërkesat e profilit

  • Kontakti i pare me klientet individuale dhe institucionale me ane te aftesive te shkelqyera te komunikimit.
  • Mbajtja paster e ambjentit te punes dhe mirembajtja dhe rregullimi i produkteve ne menyre sistematike.
  • Krijimi, rregjistrim dhe mirembajtja e vazhdueshme e databazes me te dhenat e klienteve.
  • Kontakti i vazhdueshem me klientet potencial dhe ekzistues.
  • Raportimi tek menaxheret perkates i shitjeve dhe te dhenave te kerkuara cdo dite me programet kompjuterike.
  • Hedhja e shitjeve ne sistem dhe rakordimi me fatura manualisht dhe ne sistem, rakordim i perditshem me ekonomisten dhe menaxheret.
  • Kryerja e inventarit sistematikisht ne vazhdimesi, mbajtja e rregullt e magazines dhe koherence ne vitrinat e dyqanit.
  • Ndihme me pozicionimin e produkteve ne vitrine, banake, ekspozitore dhe kontakt i vazhdueshem per gjendjen e stokut me pikat e tjera te firmes.
  • Raportimi ditor i shitjeve dhe mujor i progresit te dyqanit prane menaxhimit.
  • Menaxhimi i mire i kohes ne dite te zena me trafik te larte ne periudhe sezonale.

Tjetër (Opsionale)

Edukimi dhe Eksperienca e aplikantes:

  • Edukimi i mesem i detyrueshem, edukimi i larte Bachelor dhe Master per degen ekonomik i preferuar.
  • Eksperience e meparshme ne shitje produktesh, experience ne sektorin e argjendarise, aksesoreve ose orave preferohet.
  • Perdorimi I programeve baze kompjuterike Microsoft Office, experience ne programin Alpha preferohet.
  • Experience ne sherbimin me klientet dhe praktikave baze te biznesit te perditshem.
  • Experience ne arritjet e buxheteve te caktuara ne shitje, dhe motivim per te arritur gjithmone e me shume.