Tirane, ofroj vend pune Asistente Zyre

Rreth nesh

Balkan Sport shpk. eshte distributor zyrtar i dy prej markave te njohura sportive ne bote, adidas dhe Reebok per Shqiperine; dhe gjithashtu perfaqesues zyrtar i rrjetit multibrand sportiv INTERSPORT. Kompania operon ne tregun shqiptar qe prej vitit 2004. Misioni yne eshte te edukojme njerezit me frymen e sportit dhe ti mesojme se sa e rendesishme eshte te kujdesen sic duhet per trupin e tyre ne te gjitha aktivitetet qe i shoqerojne ne perditshmeri. Synojme te kemi prezence maksimale te markave tona ne treg per te qene sa me prane klienteve tane. Mbajtja e pozicionit lider ne tregun e produkteve sportive ne Shqiperi eshte qellimi yne kryesor dhe vlerat, te cilat na udheheqin drejt ketij qellimi jane respekti per klientet dhe nevojat e tyre, integriteti, ndershmeria dhe pasioni per punen qe bejme cdo dite.

Titulli i postimit * Tirane, ofroj vend pune Asistente Zyre
Kategoria Asistent/e
Lloji i punës Full Time
Përshkrimi i Punës

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

Kompania BalkanSport sh.p.k kërkon të punësojë në pozicionin                                                                                                                                                                                     ASISTENTE ZYRE

Kategoria:                                           Asistent

Lloji i punës:                                      Me kohë të plotë (Full-time)

Përshkrimi i punës          

Pozicioni:                                            Asistente Zyre në Balkan Sport

Përgjegjësitë kryesore:

  • Organizon zyrën, menaxhon axhendat e menaxherëve të lartë;
  • Përgatitjen e autorizimeve, deklaratave, kërkesave, prokurave në përputhje me nevojat e kompanisë;
  • Përgatitjen e kontratave për nevoja të Kompanisë;
  • Përcjell dispozitat ligjore dhe jep mendime e këshilla juridike;
  • Përkthen në anglisht dhe shqip me shkrim dhe verbalisht sipas nevojës që lind;
  • Shërben si ndërlidhëse midis punonjësve të tjerë dhe menaxherëve të lartë;

Kërkesat e profilit

Kompetencat e Profilit:

  • Të ketë mbaruar studimet e larta në profilin Juridik;
  • Të ketë etikë në punë;
  • Eksperiencë pune në ketë profil apo të ngjashëm;
  • Njohuri mbi terminologjinë juridiko – ligjore;
  • Njohuri shumë të mira të Microsoft Office dhe programeve kompjuterike;
  • Zotërim në nivele të larta të gjuhës Angleze, avantazh përbëjnë aplikantët që e kanë të mbrojtur;
  • Aftësi për të punuar në grup dhe nën presion;

Tjetër (Opsionale)

Kandidatët e interesuar për pozicionin e mësipërm, duhet të dërgojnë me anë të e-mailit:

  1. CV-në dhe/ose Letër motivimi

Aplikimi në gjuhën shqipe dhe në gjuhën angleze në adresën zyrtare të kompanisë: hr@balkansport.al

Vendoseni pozicionin për të cilin po aplikoni në subjektin e e-mailit që do të dërgoni.

Vetëm aplikantët e selektuar do të kontaktohen.

Afati i dorëzimit të aplikimeve: deri më 25.01.2019 ora 16:00.

Balkan Sport, një mjedis energjik dhe profesional mirëpret individët e motivuar për të kultivuar suksesin më tej! Je I/E mirëpritur nëse mendon që i ke këto cilesi!

                                                                                                        Balkan Sport HR Team