Jemi një kompani zhvillimi web në Shqipëri, e specializuar në projekte custom të avancuara. Ne u ofrojmë bizneseve online një gamë të gjerë shërbimesh, si një ndalesë e vetme që përmirëson efikasitetin dhe manaxhimin e tyre të kohës. Në sajë të eksperiencës sonë në këtë fushë, përmirësojmë procesin e zhvillimit duke integruar performancën dhe sigurinë e faqes web me zgjidhje speciale, të zhvilluara nga vetë ne. Për ne këto nuk janë shtesa ekstra të shërbimit, por pjesë thelbësore të aplikacioneve që zhvillojmë. Ne u ofrojmë klientëve tanë jo vetëm një website apo aplikacion, por një zgjidhje afatgjatë biznesi!
Jemi në kërkim të një individi të talentuar në pozicionin "Digital marketer".
Kandidatët duhet të kenë të paktën 3 vite eksperiencë pune në fushën e marketing-ut dixhital.
Detyrat
- Hartimi i strategjive të marketingut
- Content/copy writing
- Optimizimi i website-ve për SEO
- Mirëmbajtja e rrjeteve sociale
- Manaxhimi i online advertising
- Krijimi dhe dërgimi i newsletter-ave
- Matja dhe raportimi i performancës së fushatave
- Ndjekja e tendencave të reja të fushës
Njohuri të domosdoshme teknike
- Njohuri të mira të koncepteve të marketingut
- Njohuri bazë në HTML/CSS
Njohuri shtesë
- Do të parapëlqehen kandidatët që kanë studiuar marketing ose informatikë.
Aftësi personale të domosdoshme
- Anglishte e rrjedhshme
- Rrjedhshmëri në komunikimin me shkrim dhe verbal
- Vëmendje ndaj hollësive
- Vetëpërmirësim i vazhdueshëm profesional
Përfitime
- Zhvillim profesional
- Ambient miqësor
Të interesuarit mund të aplikojnë vetëm nëpërmjet linkut të mëposhtëm:
https://ketri.al/sq/digital-marketer-aplikim-pune
Orari i punës është 8:30 - 17:00, e hënë - e premte.
---
Website: ketri.al
Linkedin: linkedin.com/company/ketriweb
Facebook: facebook.com/ketriweb