Menaxher Shitje, Kukës

Titulli i postimit * Menaxher Shitje, Kukës
Kategoria Manaxher Shitjesh
Lloji i punës Full Time
Përshkrimi i Punës

Profesionisti Recruitment Agency pjesë e Çelësi Media Group, për llogari të një Klienti lider në sektorin e shitjes B2B, është në kërkim të një Menaxher Shitje në rrethin e Kukësit.

Përmbledhja e pozicionit: Menaxheri i shitjes do të mbikëqyrë marrëdhëniet e kompanisë me klientët e saj të rinj apo ekzistues. Ju do të jeni përgjegjës për marrjen dhe mirëmbajtjen e klientëve duke kuptuar kërkesat e tyre. Qëllimi është që të kontribuojmë në mbajtjen dhe zhvillimin e biznesit për të arritur sukses afatgjatë.

Kërkesat e profilit

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Zhvillimi i një marrëdhënie të fortë dhe të besueshme midis klientëve kryesorë dhe kompanisë;
  • Kuptimi plotë i nevojave dhe kërkesave kryesore të klientit;
  • Zgjerimi i marrëdhënieve me klientët ekzistues duke propozuar vazhdimisht zgjidhje që përmbushin objektivat e tyre dhe sjelljen e klientëve të rinj;
  • Sigurimi që produktet dhe shërbimet e duhura u janë dorëzuar klientëve në kohën e duhur;
  • Të shqyrtojë dhe zgjidhë çdo çështje apo ankesë të klientët;
  • Gjenerimi I shitjeve të reja dhe bashkëpunimi me ekipin e shitjes për të maksimizuar fitimin
  • Përgatit raporte të rregullta për progresin dhe parashikimet e shitjeve tek supervizori i tij;
  • Detyra të tjera që mund të caktohen duke marrë parasysh pozicionin.

Tjetër (Opsionale)

Kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë Universitare (Administrim Biznesi, Marketingu ose fushë përkatëse)
  • Eksperiencë e mëparshme si agjent shitje;
  • I orientuar drejt qëllimit për të maksimizuar shitjet;
  • Aftësi të mira komunikimi dhe aftësi në ndërtimin e marrëdhënieve me profesionistë të të gjitha niveleve organizative;
  • Aftësi të shkëlqyera organizative dhe negociuese;
  • Aftësi në zgjidhjen e problemeve.

Në rast se posedoni cilësitë e listuara më sipër, ju lutem të dërgoni CV tuaj duke specifikuar pozicionin në fjalë në adresën tonë elektronike: rekrutim@profesionisti.al