Kompania me e madhe e sigurimeve ne Shqiperi.
Mjek ne Drejtorine e Pergjithshme
“SIGAL UNIQA Group AUSTRIA” sh.a. Shoqëri Sigurimi me qendër në Tiranë njofton për 1(një) vend të lirë pune në Drejtorinë e Përgjithshme: Mjek
Kriteret që aplikanti duhet të plotësojë janë:
Të kete mbaruar arsimin e lartë për Mjekesi;
Eksperiencë pune mbi 2 vjet;
Njohuri shumë te mira kompjuterike në programet e paketës Microsoft Office, e-mail, internet;
Njohuri shumë të mira të gjuhes angleze (të shkruar dhe të folur);
I përkushtuar dhe dinamik;
Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese në të folur dhe të shkruar, aftësi analizuese, vlerësuese dhe negociuese si dhe aftësi në mbajtjen e saktë të dokumentacionit.
Të interesuarit, brenda datës 06.03.2018 të dorezojnë Letër motivimi, C.V. me fotografi dhe 2 referenca, në Departamentin Legal dhe Burimeve Njerëzore të Shoqërisë “SIGAL UNIQA Group AUSTRIA” sh.a., me adresë “Qëndra e Biznesit SIGAL”, Bul.“Zogu I”, Nr. 1, Tiranë ose në adresën zyrtare të e-mail-it: burimetnjerezore@sigal.com.al
Për cdo informacion mund të kontaktoni në numrin e telefonit: 04 22 333 08.