Jurist në Fier /Vlorë

About us

Kompania me e madhe e sigurimeve ne Shqiperi.

Post Title * Jurist në Fier /Vlorë
Category Legal
Work type Full Time
Job Description

“SIGAL UNIQA Group AUSTRIA” sh.a.  pjese e Uniqa Group Austria, shoqëri sigurimi me eksperiencë 22 vjeçare, themeluar më 22 Shkurt 1999, e përfaqësuar me 8 kompani sigurimi jetë dhe jo-jetë, risigurime dhe fond pensionesh që ofron të gjitha klasat e sigurimit me 42 produkte, me rreth 1,500 punonjës dhe agjentë në mbi 900 zyra ku ajo operon dhe zhvillon aktivitetin e saj në 3 shtete: Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, shpall 1 (një) vend të lirë pune për:

Jurist në Fier /Vlorë

Roli dhe Përgjegjësitë:

Ndjekjen e proceseve gjyqësore në zonën e Jugut (Fier, Vlorë, Lushnjë, Gjirokastër, Sarandë, Berat, etj.) ku shoqëria është palë në proces. Mbajtjen e statistikave për të gjitha çështjet gjyqësore në të cilat shoqëria është palë. Kryen shqyrtime ligjore të kërkesave për dëmshpërblim kur kjo kërkohet nga departamenti. Ndjek dhe ndërmjetëson me palën paditëse mbylljen me mirëkuptim të çështjes. Përpilimi i shkresave të ndryshme drejtuar institucioneve shtetërore (ankimime të ndryshme).

Requirements

Kriteret që duhet të plotësohen janë:

  • Të jenë diplomuar si “Jurist”, sipas legjislacionit për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë në një nga fakultetet e drejtësisë, publike apo jopublike, të akredituara, brenda ose jashtë vendit.
  • Të kenë njohuri mbi Kodin Civil të Republikës së Shqipërisë.
  • Te kenë 3 (tre) vite eksperiencë në punë si jurist në ndjekjen e proceseve gjyqësore.
  • Njohuri shumë të mira kompjuterike në programet e paketës Microsoft Office, internet.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze (të shkruar dhe të folur).
  • Të kenë aftësi shumë të mira komunikuese, të jenë të përkushtuar dhe dinamik.

Të interesuarit, brenda datës 09.09.2021 të dorzojnë CV në adresën zyrtare të e-mail-it: burimetnjerezore@uniqa.al  ose në postën e shkruar në adresën: Sigal Uniqa Group Austria; Departamenti Legal & Burimeve Njerëzore; “Qëndra e Biznesit  SIGAL”, Bul.“Zogu I”, Nr. 1, Tiranë ose na kontaktoni në numrin e telefonit 04 22 333 08.