KETRI WEB - Junior full-stack developer

About us

Jemi një kompani zhvillimi web në Shqipëri, e specializuar në projekte custom të avancuara. Ne u ofrojmë bizneseve online një gamë të gjerë shërbimesh, si një ndalesë e vetme që përmirëson efikasitetin dhe manaxhimin e tyre të kohës. Në sajë të eksperiencës sonë në këtë fushë, përmirësojmë procesin e zhvillimit duke integruar performancën dhe sigurinë e faqes web me zgjidhje speciale, të zhvilluara nga vetë ne. Për ne këto nuk janë shtesa ekstra të shërbimit, por pjesë thelbësore të aplikacioneve që zhvillojmë. Ne u ofrojmë klientëve tanë jo vetëm një website apo aplikacion, por një zgjidhje afatgjatë biznesi!

Post Title * KETRI WEB - Junior full-stack developer
Category IT/Software Development
Work type Full Time
Job Description

Nisni karrierën tuaj në fushën e web development si junior pranë Ketri Web! Kandidati ideal përmbush të gjitha pikat e mëposhtme, në lidhje me:

Detyrat
- Ndërton plotësisht projekte të vogla dhe të mesme
- Shkruan të gjithë kodin front-end dhe back-end
- Teston për defekte në funksionalitet dhe/ose dizajn
- Shkruan dokumentacion të qartë dhe të detajuar

Requirements

Kërkesa teknike
- Shkruan semantic HTML
- Zbaton strategjinë mobile-first
- Përdor JavaScript APIs, AJAX dhe DOM
- Siguron përputhshmërinë mes browsers të ndryshëm
- Përdor developer tools të browser-it

Aftësi personale
- Ka intuitë në kuptimin e mënyrës se si gjërat duhet të funksionojnë
- Aftësi të mira kërkimore
- Ndjek parimet KISS dhe DRY
- Kupton dhe shpejgon lehtësisht një rrjedhë logjike komplekse

Aftësi plotësuese
- UX Design
- Git
- Regular expressions

Other (Optional)

Orari i punës: 08:30 - 17:30, E hënë - E premte
Adresa: Bulevardi "Gjergj Fishta",Tiranë, Shqipëri

Të interesuarit mund të aplikojnë vetëm nëpërmjet linkut: https://ketri.al/sq/pozicion-pune/apliko/junior-full-stack-developer/3