Zevendes Menaxher Dyqani

За нас

Well Beauty & Care

Наслов на огласот * Zevendes Menaxher Dyqani
Категорија Асистент
Опис на работата

WELL SH.P.K., për rrjetin e tij drugstore dhe në kuadër të zgjerimit të aktivitetit për zonën e Tiranës, kërkon të rekrutojë punonjës të kualifikuar në pozicionin: ZV. MENAXHER DYQANI

FUNKSIONI BAZË DHE QËLLIMI I PËRGJEGJËSIVE
Përshkrimi: Zëvendës Menaxheri/ja i/e Dyqanit është përgjegjës për administrimin e përditshmërisë së dyqanit në përputhje me politikat e përgjithshme të kompanisë dhe është pikë kontakti/përfaqësimi i dyqanit në mungesë të menaxherit. 

Ofrojmë:

Pagë motivuese;
Atmosferë miqësore dhe dinamike;
Kontratë të rregullt pune (40 orë pune në javë);
Vlerësim sipas performancës.

 

Detyrat

Menaxhimi dhe motivimi i stafit si dhe ndjekja me rigorozitet e disiplinës në punë;
Maksimizimi i produktivitetit të dyqanit, fokusi tregtar dhe ndërmarrja e veprimeve për të arritur nivelin më të lartë të përfitueshmërisë së dyqanit;
Ecuria e performancës dhe rritja, përmes ekzekutimit të shkëlqyeshëm operacional dhe komercial;
Vendosja dhe mirëmbajtja e standardeve të larta për paraqitjen e dyqaneve dhe tregtimin vizual në përputhje me standardet e kompanisë;
Menaxhon dhe kontrollon nivelin e stokut, inventarin e dyqanit;
Kanë në fokus arritjen e indikatorëve të performancës së vendosur;
Mbledhja, filtrimi dhe dërgimi i porosive ditore;
Zgjerimi i klientelës, nëpërmjet sjelljes së risive dhe rritja e ndërgjegjësimit për brand-in e kompanisë;
Raportimi mbi ecurinë e punës.

Потребни квалификации

Kualifikimet: Kriteret dhe aftësitë e kërkuara

Edukimi: Arsimi i lartë, profili Ekonomik/Finance;


Eksperiencat e punës: Minimum 1 vit përvoje pune në pozicion të ngjashëm;

Kualifikime të tjera:

Njohuri shumë të mira të paketës Windows Office Package (Word, Excel, Power Point);
Metodik dhe i organizuar;
Ndershmëri dhe integritet;
Fleksibilitet për pune me 2 turne

Друго (опционално)

Mirëpresim të gjithë kandidatët e interesuar të dërgojnë aplikimin e tyre në adresën well.rekrutime@alkosgroup.al

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.
Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të lartë sipas Ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale