Zevendes Menaxher Dyqani Lushnje

Rreth nesh

Well Beauty & Care

Titulli i postimit * Zevendes Menaxher Dyqani Lushnje
Kategoria Asistent/e
Lloji i punës Full Time
Përshkrimi i Punës

Shoqëria WELL sh.p.k., pjesë e ALKOS GROUP ALBANIA, në kuadër të zgjerimit të aktivitetit për hapjen e dyqanit më të ri të rrjetit drugstore në qytetin e Lushnjes, kërkon të punësojë staf në pozicionet ZV. MENAXHER DYQANI

FUNKSIONI BAZË DHE QËLLIMI I PËRGJEGJËSIVE
Përshkrimi: Zëvendës Menaxheri/ja i/e Dyqanit është përgjegjës për administrimin e përditshmërisë së dyqanit në përputhje me politikat e përgjithshme të kompanisë dhe është pikë kontakti/përfaqësimi i dyqanit në mungesë të menaxherit. 

Ofrojmë:

  • Pagë motivuese;
  • Atmosferë miqësore dhe dinamike;
  • Kontratë të rregullt pune (40 orë pune në javë);
  • Vlerësim sipas performancës.

Detyrat

  • Menaxhimi dhe motivimi i stafit si dhe ndjekja me rigorozitet e disiplinës në punë;
  • Maksimizimi i produktivitetit të dyqanit, fokusi tregtar dhe ndërmarrja e veprimeve për të arritur nivelin më të lartë të përfitueshmërisë së dyqanit;
  • Ecuria e performancës dhe rritja, përmes ekzekutimit të shkëlqyeshëm operacional dhe komercial;
  • Vendosja dhe mirëmbajtja e standardeve të larta për paraqitjen e dyqaneve dhe tregtimin vizual në përputhje me standardet e kompanisë;
  • Menaxhon dhe kontrollon nivelin e stokut, inventarin e dyqanit;
  • Kanë në fokus arritjen e indikatorëve të performancës së vendosur;
  • Mbledhja, filtrimi dhe dërgimi i porosive ditore;
  • Zgjerimi i klientelës, nëpërmjet sjelljes së risive dhe rritja e ndërgjegjësimit për brand-in e kompanisë;
  • Raportimi mbi ecurinë e punës.

Kërkesat e profilit

Kualifikimet: Kriteret dhe aftësitë e kërkuara

Edukimi: Arsimi i lartë, profili Ekonomik/Finance;


Eksperiencat e punës: Minimum 1 vit përvoje pune në pozicion të ngjashëm;

Kualifikime të tjera:

  • Njohuri shumë të mira të paketës Windows Office Package (Word, Excel, Power Point);
  • Metodik dhe i organizuar;
  • Ndershmëri dhe integritet;
  • Fleksibilitet për pune me 2 turne

Tjetër (Opsionale)

Mirëpresim të gjithë kandidatët e interesuar të dërgojnë aplikimin e tyre në adresën well.rekrutime@alkosgroup.al

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.
Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të lartë sipas Ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale