Kompania me e madhe e sigurimeve ne Shqiperi.
“SIGAL UNIQA Group AUSTRIA” sh.a. Shoqëri Sigurimi me qendër në Tiranë njofton për 1(një) vend të lirë pune në Drejtorinë e Përgjithshme: Mjek
Kriteret që aplikanti duhet të plotësojë janë:
Të ketë mbaruar arsimin e lartë për Mjekësi;
Të ketë eksperiencë pune mbi 2 (dy) vjet;
Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (të shkruar dhe të folur), preferohet njohja edhe e gjuhës gjermane;
Të ketë njohuri shumë te mira kompjuterike në programet e paketës Microsoft Office, e-mail, internet;
Të jetë i përkushtuar dhe dinamik;
Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese në të folur dhe të shkruar, aftësi analizuese, vlerësuese dhe negociuese si dhe aftësi në mbajtjen e saktë të dokumentacionit.
Të interesuarit, brenda datës 16.08.2018 të dorzojnë Letër motivimi, C.V. me fotografi dhe 2 referenca, në Departamentin Legal dhe Burimeve Njerëzore të Shoqërisë “SIGAL UNIQA Group AUSTRIA” sh.a., me adresë “Qëndra e Biznesit SIGAL”, Bul.“Zogu I”, Nr. 1, Tiranë ose në adresën zyrtare të e-mail-it: burimetnjerezore@sigal.com.al
Për cdo informacion mund të kontaktoni në numrin e telefonit: 04 22 333 08.