Kompania me e madhe e sigurimeve ne Shqiperi.
NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE
“SIGAL UNIQA Group AUSTRIA” sh.a. Shoqëri Sigurimi me qendër në Tiranë njofton për 1(një) vend të lirë pune në Drejtorinë e Përgjithshme:
Specialist i Administrimit të Policave të Sigurimit
Kriteret që aplikanti duhet të plotesojë janë:
Të ketë mbaruar arsimin e lartë në Ekonomi;
Të ketë eksperiencë pune minimumi 2 vjet;
Te kete njohuri per sistemin e Sigurimeve;
Njohuri shumë të mira kompjuterike në programet e paketës Microsoft Office, Internet;
Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze (të shkruar dhe të folur);
Të ketë aftësi shumë të mira organizuese dhe komunikuese.
Të interesuarit, brenda datës 16.08.2018 të dorzojnë Letër motivimi, C.V. me fotografi dhe 2 referenca, në Departamentin Legal dhe Burimeve Njerëzore të Shoqërisë “SIGAL UNIQA Group AUSTRIA” sh.a., me adresë “Qëndra e Biznesit SIGAL”, Bul.“Zogu I”, Nr. 1, Tiranë ose në adresën zyrtare të e-mail-it: burimetnjerezore@sigal.com.al
Për cdo informacion mund të kontaktoni në numrin e telefonit: 04 22 333 08.