Përshkrimi i Punës
“SIGAL UNIQA Group AUSTRIA” sh.a. pjese e Uniqa Group Austria, shoqëri Sigurimi me eksperiencë 22 vjeçare, themeluar më 22 Shkurt 1999, e përfaqësuar me 8 kompani sigurimi Jetë dhe Jo-Jetë, Risigurime dhe Fond Pensionesh që ofron të gjitha klasat e sigurimit me 42 produkte, me rreth 1,500 punonjës dhe agjentë në mbi 900 zyra ku ajo operon dhe zhvillon aktivitetin e saj në 3 shtete: Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, shpall 1 (një) vend të lirë pune për:
Zëdhënës për Shtyp dhe Marrëdhënie me Mediat
Përmbledhje e detyrave dhe përgjegjësive:
- Përgatitje e artikujve (dhe materialeve te tjera promovuese) për SIGAL UNIQA.
- Redaktim i artikujve/shkrimeve të Drejtorit të Përgjithshëm.
- Organizim i konferencave për shtyp.
- Ideim, perpilim dhe shpërndarje e njoftimeve për shtyp.
- Koordinim i marrëdhënieve me mediat dhe ndjekjen deri në publikim të shkrimeve/artikujve/emisioneve etj.
- Përgatitje artikujsh mbi sigurimet dhe produktet e kompanisë për median e shkruar/online çdo javë.
- Ideim tekstesh për reklama, video, dokumentarë dhe fletëpalosje të kompanisë.
- Përgatitje prezantimesh në ppt për kompaninë
- Monitorim dhe raportim tek eproret të lajmeve ditore
- Përgatitje e suplementeve gazetareske (Gazetë javore/mujore me artikuj dhe kuriozitete mbi sigurimet)
- Organizim i eventeve të ndryshme të kompanisë.
- Përgatitje dhe shpërndarje e Newsletterit mujor të kompanisë.
Kërkesat e profilit
Kriteret që aplikantët duhet të plotësojnë janë:
- Të ketë ketë kryer arsimin e lartë dhe të jetë diplomuar ;
- Të ketë përvojë pune mbi 3 vjet si gazetar ekonomie në median e shkruar ;
- Te ketë eksperiencë në përgatitjen e raportimeve mbi zhvillimet ekonomike të pasqyruara në media ;
- Të ketë eksperience pune në institucione financiare, në pasqyrimin e aktivitetit financiar të institucionit ;
- Të ketë aftësi shume te mira organizative ;
- Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze (të shkruar dhe te folur) ;
- Të ketë njohuri të mira kompjuterike;
- Të ketë aftësi të mira komunikimi, si dhe për të punuar në grup ;
- Preferohet të ketë njohuri të mira të tregut të sigurimeve.
Të interesuarit, brenda datës 05.07.2021 të dorzojnë CV në adresën zyrtare të e-mail-it: burimetnjerezore@uniqa.al ose në postën e shkruar në adresën: Sigal Uniqa Group Austria; Departamenti Legal & Burimeve Njerëzore; “Qëndra e Biznesit SIGAL”, Bul.“Zogu I”, Nr. 1, Tiranë ose na kontaktoni në numrin e telefonit 04 22 333 08.