Përshkrimi i Punës
“SIGAL UNIQA Group AUSTRIA” sh.a. pjese e Uniqa Group Austria, shoqëri sigurimi me eksperiencë 23 vjeçare, themeluar më 22 Shkurt 1999, e përfaqësuar me 8 kompani sigurimi Jetë dhe Jo-Jetë, Risigurime dhe Fond Pensionesh që ofron të gjitha klasat e sigurimit me 42 produkte, me rreth 1,500 punonjës dhe agjentë në mbi 900 zyra ku ajo operon dhe zhvillon aktivitetin e saj në 3 shtete: Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, shpall 1 (një) vend të lirë pune për:
Specialist Databaze
Përmbledhje e detyrave dhe përgjegjësive:
- Instalim, konfigurim, mirëmbajtje, monitorim dhe upgrade i production DB, MS SQL Servers (2005-2019).
- Administron, ruan integritetin e të dhënave dhe sigurinë e serverëve MS SQL Server.
- Suport përdoruesve sipas kërkesës për krijim raportesh të ndryshme.
- Experiencë në shkrimin T-SQL, ETL, stored procedures dhe query tuning.
- Menaxhim Datawarehouse dhe krijimi i Olap Cube.
- Kontrollon Health cluster-in e SQL
- Të dijë të bëj përmiresime në nivel instance të databasës (SGA).
- Të dijë të bëjë përmirësime në nivel objektesh brenda DB (psh: krijimi i index-eve ku është e nevojshme), Rebuild i index-eve.
- Kontrollon versionit të SQL dhe update ne secilen nga node-t.
- Kontroll i mënyrës së konfigurimit të availability group. Troubleshoot për secilin nga nodded në nivel DB.
- Të ket njohuri në Optimizime në nivel Logjik, ne nivel Query dhe Job-e.
- Njohuri në teknologjitë C#, SQL Azure, perbejne avantazh.
Kërkesat e profilit
Kriteret që aplikantët duhet të plotësojnë janë:
- Diplomuar për Informatikë /Informatik Ekonomike /Teknologji Informacioni etj.
- Eksperience e mëparshme (minimalisht 1-3 vite) e preferueshme në të njëjtin pozicion ose të ngjashëm.
- Njohuri të mira në MS SQL Servers (2005-2019)
- Monitorim i DB dhe zgjidhja e problematikave të ndryshme ditore.
- Përvoja praktike me teknologjitë e kriptimit të të dhënave si Kriptimi transparent i të dhënave (TDE) përben avantazh.
- Njohuri ne cloud service DB perbejne avantazh
- Njohuri të mira të gjuhës Angleze (të shkruar dhe të folur);
- Te jetë Person i mirëorganizuar i cili mund të kryejë shumë detyra, të punojë në mënyrë të pavarur ose si pjesë e një ekipi të ketë aftësinë për t'i dhënë përparësi punës nën presion.
- Të ketë aftësi shumë të mira organizuese dhe komunikuese dhe të punës në grup.
Të interesuarit, brenda datës 20.02.2023 të dorzojnë CV në adresën zyrtare të e-mail-it: burimetnjerezore@uniqa.al ose në postën e shkruar në adresën: Sigal Uniqa Group Austria; Departamenti Legal & Burimeve Njerëzore; “Qëndra e Biznesit SIGAL”, Bul.“Zogu I”, Nr. 1, Tiranë ose na kontaktoni në numrin e telefonit 04 22 333 08.