Specialist Finance për Blerjet / TIRANË

Rreth nesh

E themeluar në vitin 1994, shoqëria “TEUTA DURRES” SHPK, operon në dy sektorë kryesor: paketimin dhe shpërndarjen e produkteve ushqimore. Kompania lider në treg në sektorin ushqimor prej 29 vitesh me markat Teuta dhe Gold si edhe distributor ekskluziv i shumë markave premium Italiane si Riso Scotti, Pasta Garofalo, Ponti, Olitalia, Sant'Anna, Grupo Tedesco, Roberto, Selezione Casillo, Matilde Vicenzi me mbi 19 ekskluzivitete.

Titulli i postimit * Specialist Finance për Blerjet / TIRANË
Kategoria Kontabël/Financë
Lloji i punës Full Time
Përshkrimi i Punës

Përllogaritje kosto artikujsh dhe regjistrim i plotë i faturave të blerjeve/Nota krediti (mallra, importe);
Regjistrim i faturave të blerjes së shërbimeve/aseteve. Mirëmbajtje e kartelave të aseteve në sistem;
Kontroll dhe Rakordim mujor i Librit të Blerje/Shitje me llogaritë në sistem dhe me Portalin selfcare;
Menaxhon dhe rakordon bilancet e furnitorëve të huaj, komunikon me furnitorët për çdo mospërputhje dhe raporton çdo gjetje;
Regjistrim ditor i veprimeve të bankës në sistem;
Analizë e raporteve të inventarizimeve fizike dhe sistemim i tyre.

Kërkesat e profilit

Arsimi i lartë Ekonomik;
Eksperienca të mëparshme në Departament Finance – kontabiliteti. Profili Blerje përbën avantazh;
Njohuri të mira në kontabilitet  dhe në çështjet e fiskalizimit;
Njohuri shumë të mira në Excel;
Njohuri në programin Navision Dynamics përbën avantazh;
Të menduarit analitik dhe orientuar drejt zgjidhjes.

Tjetër (Opsionale)

Të interesuarit mund të dërgojnë CV në email: hr@teutadurres.com

 

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.