Inxhinier Elektrik_Projekti Teatri Kombetar, Tiranë

Rreth nesh

''Agikons'' sh.p.k është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit në Shqipëri, e cila dallohet për standardet dhe cilësinë e punimeve me çmimet më konkuruese në treg. Themeluar që në vitin 1996, Agikons ka krijuar dhe zbatuar shumë projekte të suksesshme si: Kodra e Diellit 1&2 (Tiranë), ‘’Marea Resort’’ (Kavajë), “Tarraca e Ullijve” (Dhërmi), “Plazhi i Gurtë” (Qeparo), “Bougainville Bay” (Sarandë) si edhe “Meshtekna” Brezovice. Agikons vlërëson burimet njerëzore si asetin me të madh të shoqërisë, duke kontribuar në zhvillimin dhe promovimin e tyre në fusha të ndryshme profesionale. Talentet e reja kanë mundësinë e përvetësimit të njohurive me profesionistët më të mire të fushës .

Titulli i postimit * Inxhinier Elektrik_Projekti Teatri Kombetar, Tiranë
Kategoria Inxhinieri
Lloji i punës Full Time
Përshkrimi i Punës

AGIKONS Sh.p.k., një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit, e angazhuar për përsosmëri dhe cilësi të lartë, në kuadër të zhvillimit të saj fton individë të kualifikuar ti bashkohen kompanisë sonë në pozicionin: Inxinier Elektrik me Liçense ne Projektim.

Detaje të Pozicionit të Punës:

Kompania: Agikons SH. P .K
Vendodhja: Tirana, Albania
Projekti: Teatri Kombetar i Tiranës
Departamenti: Teknik & Zbatim
Pozicioni i Punës: Inxhinier Elektrik (Liçense ne Projektim)
Koha e Punës: Kohë e Plotë
Raporton: Kryeinxhinierit

 

Kërkesat e profilit

• Harton projekte elektrike në funksion të kërkesave dhe nevojave specifike të kompanisë;
• Shqyrton projektet elektrike ekzistuese për t’u siguruar nëse janë projektuar sipas kërkesës, parametrave dhe rregullave;
• Përgatit ose koordinon gjithë dokumentacionin e duhur tekniko–ligjor për marrjen e lejeve përkatëse në institucionet vendase;
• Rishikon dhe harton koston e instalimeve elektrike duke përgatitur preventivin total;
• Përgatit dhe monitoron grafikun e zbatimit të punimeve elektrike, në përputhje me grafikun e përgjithshëm të projektit;
• Planifikon, organizon dhe supervizon punën e ekipit elektrik për t’u siguruar se të gjitha punimet po kryhen sipas parametrave të përcaktuara në projekt;
• Harton dhe koordinon punën për përgatitjen e manualeve të mirëmbajtjes së instalimeve elektrike.

Tjetër (Opsionale)

• Të ketë përfunduar studimet në degën e Inxhinierisë Elektrike.
• Të ketë minimalisht 3 vite eksperiencë pune.
• Të ketë njohuri shume të mira të programeve profesionale si : AutoCAD ,Paketën Microsoft Office (veçanërisht exel).
• Të zotërojë gjuhën agleze.
• Kriter kryesor, të disponojë Liçensë në Projektim.