E themeluar në vitin 1994, shoqëria “TEUTA DURRES” SHPK, operon në dy sektorë kryesor: paketimin dhe shpërndarjen e produkteve ushqimore. Kompania lider në treg në sektorin ushqimor prej 29 vitesh me markat Teuta dhe Gold si edhe distributor ekskluziv i shumë markave premium Italiane si Riso Scotti, Pasta Garofalo, Ponti, Olitalia, Sant'Anna, Grupo Tedesco, Roberto, Selezione Casillo, Matilde Vicenzi me mbi 19 ekskluzivitete.
Kryen veprime të likuiditetit në arkë. Regjistron ato në sistem dhe dokumenton veprimet përkatëse;
Regjistron fatura të shitjes dhe njeh dokumentacionin përkatës;
Njeh ditarin e klientit dhe raporton mbi gjendjet debitore të klientëve;
Njeh Librin e Shitjes;
Suporton dhe kontrollon stafin e shitjes në pikat e shitjes;
Merr pjesë në proceset e inventarizimit fizik të mallrave.
Arsimi i lartë në Degën Ekonomik;
Minimalisht 1 vit eksperiencë pune në departament Finance;
Njohuri të mira në Excel;
Të jetë i/e komunikueshëm, bashkëpunues.
Të interesuarit mund të dërgojnë CV në email: hr@teutadurres.com
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.