Blog

Karriera

Përse portalet e punësimit janë ende një zgjedhje më e mirë për punëkërkuesit?

NNumri në rritje i agjencive të punësimit dhe portaleve online të punësimit i ka vënë para një dileme punëkërkuesit. Cili burim është më i besueshëm dhe i tillë, që mund t’i referohen kur kërkojnë për punë? Një kompani që rekruton punonjës të talentuar dhe profesionistë ende kërkon orjentime se cila rrugë duhet zgjedhur?

Kërkimi për një vend pune mund të shkaktojë një proces traumatik mendor, sensin e humbjes së sigurisë financiare. Për dikë që është në kërkim me çdo kusht për një vend pune të mirëpaguar duke ruajtur edhe dinjitetin, kjo mund të jetë një përvojë traumatike. Në treg ka agjenci, portale punësimi, uebsajte kompanie pa fund. Pra, si të kërkosh variantin e përsosur?

Të ndërtosh një marrëdhënie me një "headhunter" është gjithmonë e këshilluar duke qënë se mund të të udhëzojnë nëse ka një mundësi të përshtatshme me profilin tuaj. Po ashtu, rekomandimet kanë vlerë, kështu që sigurohu të mbash marrëdhënie me kolegët e vjetër dhe ish-shefat duke ruajtur harmoninë shoqërore.

Këta do të jenë njerëzit kyç që do të japin menjëherë referencë në rast se lëvizni në kompani të tjera, dhe shumica e pozicioneve kanë akoma si kërkesë referencën.

Portalet e punësimit luajnë ende një rol jetik në procesin e kërkimit për një punë të re. Ato janë në kontakt me kompanitë, gjithashtu edhe me punëkërkuesit. Janë një sportel unik për të dyja palët dhe të gjenden në momente nevoje. Gjetja e talenteve është vendimtare për kompanitë po aq sa edhe gjetja e punëdhënësit të duhur. Portalet e punësimit ju hapin një portë të gjerë punësimi gjithashtu dhe punëkërkuesish.

Procesi i rekrutimit ka ndryshuar në dekadën e fundit. Ka qindra portale punësimi sot më shumë se kurrë dhe “headhunters” që janë shtuar si kërpudha. Shumë mundësi zgjedhjeje e hutojnë kandidatin, është në të mirën tënde të dish ku kërkon. Kërko mbi kompanitë që ofrojnë punësim në profilin tënd. Ato janë të specializuara në profilizim kandidatësh, industrish dhe rajonesh përkatëse të cilat sjellin më të mirën për atë që kërkon.

Shumica e portaleve të punësimit paguhen në mënyrë vjetore nga kompanitë në mënyre që punëkërkuesit të aplikojne falas në njoftimet e tyre. Kandidatët nuk paguajnë! Funksionojnë si një motorr që realizon përputhjen ku kandidatët aplikojnë për një vend pune dhe CV-ja e tyre shkon drejt e në inbox të rekrutuesit/ HR menaxherit. Kandidati ka më shumë shanse të merret në konsideratë.

Jo cdo kompani ofron vende të lira pune gjatë 365 ditëve por ka të tjera që ofrojnë.

Në rast se keni profil në një portal me database, ju keni më shumë shanse për t’u punësuar sepse disa kompani nuk i reklamojnë vëndet e punës por kërkojnë kandidatë të hapur për mundësi punësimi, nga ata që janë të pranishëm në databazë. Është e rëndësishme të keni azhornuar profilin tuaj në mënyrë të rregullt. Ju jep më shumë shanse të gjeni pozicionin ku mund të përshtateni. Profile që nuk azhornohen, largojnë edhe rekrutuesit.

Në treg ka kandidatë aktivë dhe pasivë; ndoshta ti nuk po kërkon për një punë aktualisht, por do të ndjekësh se si po ecën tregu. Portalet e punësimit postojnë vazhdimisht njoftime në rrjete sociale por edhe në e-mail mbi njoftimet më të fundit për vende të lira pune.

Një eksperiencë tjetër pozitive me portalet e punësimit është se ato të kursejnë postimet pa vlerë (scams). Mashtrimet në rekrutim po rriten, ato tërheqin vëmendjen e punëkërkuesit nëpërmjet rrjeteve sociale dhe platformave të tjera. Por portalet i verifikojnë kompanitë që reklamojnë dhe nëse njoftimet e tyre janë reale.

Një këshillë e rëndësishme për të gjithë është që të lexohet me vëmendje përshkrimi i punës, duke qënë se kompania mund të ketë kërkesa specifike bazuar nga pozicioni i punës, varet gjithashtu nga kultura e punës dhe rajoni. Disa pozicione mund të kërkojnë vetëm femra dhe jo meshkuj. Pasi ke lexuar përshkrimin dhe ke klikuar Apliko, CV juaj shkon drejt e tek punëdhënësi. Nëse profili yt përshtatet me kërkesat e punës dhe pritshmëritë, ata mund të të ftojnë për një intervistë ose të të telefonojnë.

Rekrutuesit marrin qindra CV në ditë, dhe filtrimi i tyre e përgjigja një e nga një është punë shumë e lodhshme. Disa kompani punojnë me e-mail automatik, disa jo. Në disa raste, kur aplikon për një pozicion dhe nuk ke asnjë feedback nga kompania, nënkupton që nuk je listuar. Në këtë rast, jepi maksimumin 14 ditë atij pozicioni, nëse sërish nuk të kontaktojnë, atëhere fillo kërkimin për dicka tjetër. Ndonjëherë, duhet të jetë thjesht një “click” në momentin e duhur me personin e duhur për të gjetur pozicionin e kërkuar.

Deri më sot, mijëra kandidatë kanë gjetur punën e dëshiruar nëpërmjet portalit www.karriera.al.

Shpresojmë që edhe ti të gjesh punën që kërkon sa më shpejt!