Kompania me e madhe e sigurimeve ne Shqiperi.
“SIGAL UNIQA Group AUSTRIA” sh.a. Shoqëri Sigurimi me qendër në Tiranë njofton për 1 (një) vend të lirë pune:
Drejtor, Dega Durrës nr.2
Kriteret që aplikanti duhet të plotësojë janë:
Të ketë mbaruar arsimin e lartë në Ekonomi, Drejtësi, Inxhinieri.
Të ketë mbi 5 vjet eksperience pune si menaxher ose drejtues në biznes ose në institucione publike.
Njohuri shumë të mira kompjuterike në programet e paketës Microsoft Office, e-mail, internet.
Preferohen kandidatë me njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze (të shkruar dhe te folur).
Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese, organizative, analizuese, drejtuese, monitoruese dhe vlerësuese. Të jetë i përkushtuar dhe dinamik.
Të interesuarit, brenda datës 23.01.2019 të dorzojnë Letër motivimi, C.V. me fotografi dhe 2 referenca, në Departamentin Legal dhe Burimeve Njerëzore të Shoqërisë “SIGAL UNIQA Group AUSTRIA” sh.a., me adresë “Qëndra e Biznesit SIGAL”, Bul.“Zogu I”, Nr. 1, Tiranë ose në adresën zyrtare të e-mail-it: burimetnjerezore@sigal.com.al
Për çdo informacion mund të kontaktoni në numrin e telefonit 04 22 333 08