Përshkrimi i Punës
“SIGAL LIFE UNIQA Group AUSTRIA” sh.a. pjesë e Uniqa Group Austria, shoqëri sigurimi me qendër në Tiranë, shpall 1 (një) vend të lirë pune për:
IT Specialist
Qëllimi i përgjithshëm i punës:
Ky pozicion ka pë qëllim mirëmbajtjen e sistemit baze te shitjes si dhe sistemeve të lidhura me të, implementimin e fix-eve, testimin dhe implementimin e zhvillimeve dhe përmirësimeve.
Përgjegjësitë kryesore:
- Mirëmban, parametrizon sistemin baze te shitjes si dhe sistemet e lidhura me të;
- Dokumenton proceset dhe përditëson procedurat sipas nevojës dhe frekuencës;
- Vlerëson kërkesat për mirëmbajtje te sistemeve që vijnë nga përdoruesit dhe raporton problematikat ;
- Teston zgjidhjet në mjedise testimi dhe i aplikon në përputhje me procedurat në fuqi;
Kërkesat e profilit
Kërkesat e profilit:
- Diplomë Universitare në degën Informatikë/ Inxhinieri Informatikë/ Informatikë Ekonomike ose te ngjashme;
- Minimumi 2 vite eksperiencë në institucione financiare, shërbime TIK;
- I/E aftë të kuptojë ciklin e zhvillimit të software-ve dhe njohuri të bazave të të dhënave MS SQL Server dhe të jetë familjar me SQL, Java dhe XML;
- Njohuri bazë në sistemet Windows/Unix/Linux;
- Aftësi shumë të mira në zgjidhjen e problemeve dhe i vëmendshëm ndaj detajeve.
- Aftësi shumë të mira të komunikimit; kurioz dhe me deshirë për të mësuar;
- I/E aftë të punojë në grup dhe të ndertojë marrëdhënie kontruktive me kolegët;
- I/E aftë të përballoje volumin e punës dhe natyrë proaktive;
- Njohuri të avancuara të gjuhës Angleze.
Të interesuarit, brenda datës 26.01.2023 të dorzojnë CV në adresën zyrtare të e-mail-it: burimetnjerezore@uniqa.al ose në postën e shkruar në adresën: Sigal Uniqa Group Austria; Departamenti Legal & Burimeve Njerëzore; “Qëndra e Biznesit SIGAL”, Bul.“Zogu I”, Nr. 1, Tiranë ose na kontaktoni në numrin e telefonit 04 22 333 08.