Drejtor i Pergjithshem

Rreth nesh

PARTNER-AL ËSHTË NJË KOMPANI E CILA OFRON KONSULENCË NË SEKTORIN E SHITJEVE, PËRZGJEDHJE STAFI PËR BIZNESE NË TË GJITHË SHQIPËRINE & TRAJNIME NË TË GJITHA FUSHAT E SHITJES. EKSPERIENCA SHUMË VJEÇARE E STAFIT TË SAJ NË SEKTORIN E SHITJEVE DHE NJOHJA SHUMË E MIRË E TREGUT SHQIPTAR DHE RAJONAL, PËRBEN NJË NGA BAZAT KRYESORE MBI TË CILAT PARTNER.AL DO TË MBËSHTETET PËR TË OFRUAR SHËRBIMET E SAJ. PARTNER-AL I OFRON BIZNESEVE MJETET E NEVOJSHME NË MËNYRË QË TË SHTOJNË VLERËN DUKE U FOKUSUAR NË REZULTATE, PRODUKTIVITET, CILËSI, & KËNAQËSINË E KLIENTIT.

Titulli i postimit * Drejtor i Pergjithshem
Kategoria Chief Executive Officer (CEO)
Lloji i punës Full Time
Përshkrimi i Punës

Partner-al kerkon te punesoje nje Drejtor te pergjithshem per nje kompani Distribucioni. 

Kërkesat e profilit

Detyrat

Motivon, monitoron dhe menaxhon stafin ;
Hulumton tregun (analiza/matje) dhe zhvillon plane strategjike mbi shitjen e produkteve konform qëllimeve buxhetore të kompanisë;
Harton planin vjetor për secilin Brand dhe bën shpërndarjen e targeta-ve sipas qarqeve dhe zonave;
Monitoron dhe analizon performancën e shitjeve;
Përshtat aktivitetet dhe eventet e marketingut sipas trendeve të tregut dhe buxhetit të marketingut;
Krijon partneritete strategjike, menaxhon marrëdhëniet me importuesit/distributorët kryesor;
Vlerëson shitjet/operacionet e distributorëve dhe ofron rekomandime për përmirësime sipas nevojës;
Identifikon mundësitë e reja për biznes/trendeve në rritje për plotësimin e nevojave të klientëve;
Përfaqëson kompaninë në takime të ndryshme me klientë kryesor dhe potencial, duke mirëmbajtur dhe zhvilluar marrëdhëniet me ta;
Përgatit raporte periodike mbi planifikimin, progresin e punës dhe takimet me palët e interesit.

Kualifikimet

Diplomë Universitare në Administrim Biznes, Marketing apo fusha të tjera relevante;
Eksperiencë mbi 5 vjet në menaxhimi, (e preferueshme në industrinë e distibucionit);
Të ketë njohuri rreth marketingut, zinxhirit të furnizimit dhe sistemeve vendore të distribuimit;
Njohuri të mira të gjuhës Angleze;
Njohuri shumë të mira të paketës MS Office;
Aftësi shumë të mira komunikuese, organizative, negociuese dhe menaxhuese;
I orientuar drejt rezultateve, zgjidhjes së problemeve dhe marrjes së vendimeve;
Të zotërojë patentë të klasit B aktive.

Tjetër (Opsionale)

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni aplikimin tuaj ne adresen e e-mail: anxhela.nurka@partner.al ose ne numrin e  telefonit  0675007774.