Menaxher Rajonal

Rreth nesh

Kidzone është përfaqësuesi zyrtar franchise i Jumbo në Shqipëri. Në vitin 2011, Jumbo, dyqani më i madh i lodrave në Ballkan, u bë pjesë e Grupit Balfin. Aktiviteti kryesor i Jumbo është tregtimi i lojërave dhe artikujve për fëmijë, libra, kancelari, dekorime dhe produkte sezonale. Jumbo është marka më e dashur për fëmijë, por edhe për të rritur, për shkak të gamës së gjerë me mbi 30.000 produkte, shumëllojshmërisë së tyre, dizajnit unik dhe çmimeve më të mira në treg, gjë që e bën Jumbo tërheqëse për të gjithë. Jumbo u prezantua për herë të parë tek konsumatorët shqiptarë në vitin 2011, duke hapur dyqanin e parë në TEG dhe tjetrin në QTU. Por suksesi i Jumbo në plotësimin e nevojave dhe dëshirave të të gjithëve, nuk mund të ndalej këtu. Jumbo hapi dyqane në Fier, Shkodër, Durrës gjatë vitit 2018 dhe dyqanet në Elbasan dhe Vlorë në vitin 2020.

Titulli i postimit * Menaxher Rajonal
Kategoria Menaxher Rajonal
Lloji i punës Full Time
Përshkrimi i Punës

Përmbledhje: Menaxheri Rajonal është përgjegjës për drejtimin dhe menaxhimin e punëve të përditshme të dyqaneve të cilat ka në përgjegjësi. Ky pozicion kërkon përfshirje të vazhdueshme  me departamentet e tjera si dhe kontakt të rregullt me stafin operacional në linjën e parë. 

Detyrat dhe përgjegjësitë:  

• Kujdeset për monitorimin e çdo aspekti të lidhur me aktivitetin në rrjetin e dyqaneve të  kompanisë; 

• Zhvillon dhe kujdeset për mbajtjen e proceseve të komunikimit me departamentet e tjera   në mënyrë që të zhvillojnë planet e marketingut, të cilat ndihmojnë për të përmbushur objektivat e zonës që mbulon;  

• Organizon punën sipas strukturave dhe procedurave në funksion të rezultatit; 

• Bashkëpunon ngushtë me departamentet e tjera të kompanisë, sipas nevojës për zgjidhjen e problemeve të lidhura me pikat e shitjes; 

• Kontrollon efektivitetin e personelit në pikat e shitjes; ndjek dhe kujdeset për trajnimin dhe zhvillimin e stafit operacional; 

• Është pjesëmarrës në hartimin e strategjive komerciale për rrjetin e dyqaneve; 

• Identifikon në bashkëpunim me menaxherët e dyqaneve kandidatët potenciale dhe shërben si promovues i rritjes së cilësisë ndaj shërbimit të klientit; 

• Monitoron tregun dhe kryen analiza në mënyrë të vazhdueshme; 

• Arrin objektiva të ndryshme të KPI-ve sipas performancës së dyqaneve; 

• Menaxhon nivelin e stoqeve sipas buxhetit dhe merr vendimeve kyçe për kontrollin e tij; 

• Bashkëpunon në faza ekspansioni në koordinim me menaxhimin e lartë;

 

Kërkesat e profilit

AFTËSI TË TJERA: 

• Të ketë përfunduar Arsimin e Lartë (preferohet në profilin Menaxhim); 

• Të ketë eksperiencë pune të ngjashme;  

• Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze (verbale dhe me shkrim); 

• Njohuri shumë të mira të Paketës MS Office (Word, Excel, Poëer Point) Internet; 

• Aftësi organizative dhe menaxheriale; 

• Aftësi të mira komunikuese dhe negociuese; 

• Qëndrim analitik ndaj problemeve në analizën e shkaqeve dhe gjetjen e zgjidhjeve të shpejta; 

• Aftësi të mira analitike dhe vendimmarrëse; aftësi për të zgjidhur probleme kyç; 

 

Tjetër (Opsionale)

Mënyra e aplikimit*:  

Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem të dërgoni CV-në para datës 18/09/2023 në adresën  elektronike hr@jumbo.al 

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr.9887 vendosur nga  Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.