Kasier&Sistemues

Rreth nesh

Well Beauty & Care

Titulli i postimit * Kasier&Sistemues
Kategoria Kasier
Lloji i punës Full Time
Përshkrimi i Punës

Shoqëria WELL sh.p.k., pjesë e ALKOS GROUP ALBANIA, në kuadër të zgjerimit të aktivitetit në qytetin e Tiranës, për rrjetin drugstore kërkon të punësojë staf në pozicionet: 

Staf Shites Full – Time, te cilët kryejnë njëherësh funksionet e punës kasier, sistemues dhe shërbim klienti

Ne ofrojmë:

Pagë motivuese;
Atmosferë miqësore dhe dinamike;
Kontratë të rregullt pune (40 orë pune në javë);
Vlerësim sipas performancës;

 

Detyrat

Kujdeset për mirëmbajtjen e produkteve dhe mirëorganizim e tyre;
Bën sistemimin e mallit nëpër rafte apo hapësirat e caktuara;
Kujdeset që çdo artikull i raftit të jetë i pajisur me çmimin përkatës;
Kontrollon ekspozimin për të mbushur stokun dhe angazhohet në sistemimin e stokut në rregullin e kërkuar;
Kontrollon produktet e rafteve për skadencat dhe i raporton ato tek përgjegjësi, menaxheri;
Kontrollon, evidenton dhe vendos përkthimet në shqip të produkteve që nuk e kanë atë;
Mban pastër marketin, raftet, etj;
Asiston klientet ne proçesin e blerjes me çfare ata kanë nevojë;
Ndihmon klientin në gjetjen e produkteve për të cilat ai është i interesuar

Kërkesat e profilit

Kualifikimet

Të ketë mbaruar arsimin e mesëm, arsimi i lartë përbën avantazh;
Të jetë i gatshëm dhe i aftë të punojë në grup;
Fleksibël për punë me 2 turne;

Tjetër (Opsionale)

Mirëpresim të gjithë kandidatët e interesuar të dërgojnë aplikimin e tyre në adresën: well.rekrutime@alkosgroup.al ose të na shkruajnë në numrin +355 697053354 (WhatsApp)

*Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të lartë sipas Ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale"    

 

Kliko per versionin PDF
    Page: /