Tirane, ofroj vend pune Menaxher Dyqani (Shop Manager) - Fier, Vlorë, Elbasan, Korce, Tiranë dhe Sukth

Rreth nesh

Online në të gjithë Shqipërinë dhe fizikisht në 7 qytete: Tiranë, Durrës, Sukth, Korçë, Elbasan, Fier dhe Vlorë.

Titulli i postimit * Tirane, ofroj vend pune Menaxher Dyqani (Shop Manager) - Fier, Vlorë, Elbasan, Korce, Tiranë dhe Sukth
Kategoria Drejtues/Menaxher
Lloji i punës Full Time
Përshkrimi i Punës

Buzi Store në kuadër të zgjerimit të stafit, po kërkon Menaxher/e Dyqani të aftë dhe me përvojë për pikat e shitjes në qytetet: Fier, Vlorë, Elbasan, Korce, Tiranë dhe Sukth. Kandidatët idealë duhet të kenë eksperiencë të mëparshme në menaxhimin e një dyqani ose biznesi të ngjashëm, aftësi të forta në komunikim dhe organizim, si dhe të jenë të orientuar drejt ofrimit të shërbimit të shkëlqyer ndaj klientit.

Përgjegjësitë:

  • Menaxhimi i operacioneve ditore dhe mbikëqyrja e stafit të shitjes.
  • Hartimi i planit javor dhe ndarja e orarëve për stafin e shitjes.
  • Trajnimi i stafit mbi procedurat dhe rregullat e kompanisë.
  • Organizimi i sesioneve të trajnimit për stafin e shitjes për produktet.
  • Kujdesi për prezantimin e produkteve në dyqan (merchandising).
  • Menaxhimi i menaxherëve të produkteve për përmirësimin e proceseve operacionale dhe ato të shitjes.
  • Trajtimi i problemeve dhe orientimi i stafit.
  • Kujdesi për furnizimin e përditshëm të dyqanit.
  • Bashkëpunimi ndërdepartamental gjatë fushatave ose nevojave operacionale.
  • Monitorimi dhe analizimi i performancës së shitjeve dhe raportimi te drejtuesit përkatës.
  • Implementimi i strategjive për rritjen e shitjeve dhe përmirësimin e përvojës së klientëve.
  • Sigurimi i përmbushjes së objektivave të shitjes dhe menaxhimi i buxheteve të dyqanit.
  • Zhvillimi dhe zbatimi i politikave dhe procedurave të reja për përmirësimin e proceseve operacionale.
  • Menaxhimi i marrëdhënieve me klientët dhe zgjidhja e ankesave në mënyrë efektive.

Kërkesat e profilit

Kualifikimet dhe Kriteret:

  • Diplomë universitare në Administrim Biznesi, Menaxhim, ose fushë të ngjashme.
  • Përvojë pune në menaxhimin e dyqaneve ose pozicione të ngjashme.
  • Aftësi të shkëlqyera organizative dhe planifikimi.
  • Aftësi të mira komunikuese dhe ndërpersonale.
  • Lidershipi dhe aftësi për të udhëhequr dhe motivuar ekipin.
  • Njohuri të mira të paketës Microsoft Office dhe programeve të menaxhimit të shitjeve.
  • Njohuri të gjuhës angleze; gjuhët e tjera janë plus.
  • Fleksibilitet për të punuar orë të zgjatura dhe në fundjavë, kur është e nevojshme.

Tjetër (Opsionale)

Ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në adresën e emailit: hr@buzistore.com ose na shkruani ne numer whatssapp: +355 695320780

Afati i aplikimit: 13 Shtator 2024