SEO/Digital Marketing Intern

Rreth nesh

Jemi një kompani zhvillimi web në Shqipëri, e specializuar në projekte custom të avancuara. Ne u ofrojmë bizneseve online një gamë të gjerë shërbimesh, si një ndalesë e vetme që përmirëson efikasitetin dhe manaxhimin e tyre të kohës. Në sajë të eksperiencës sonë në këtë fushë, përmirësojmë procesin e zhvillimit duke integruar performancën dhe sigurinë e faqes web me zgjidhje speciale, të zhvilluara nga vetë ne. Për ne këto nuk janë shtesa ekstra të shërbimit, por pjesë thelbësore të aplikacioneve që zhvillojmë. Ne u ofrojmë klientëve tanë jo vetëm një website apo aplikacion, por një zgjidhje afatgjatë biznesi!

Titulli i postimit * SEO/Digital Marketing Intern
Kategoria Marketing/ PR
Lloji i punës Full Time
Përshkrimi i Punës

Ekipi ynë po kërkon një praktikant SEO dhe Marketing Dixhital, për një pozicion me kohëzgjatje 2 muaj, për të kontribuar në projektet tona. Kandidati i përzgjedhur do të përfshihet në projekte reale, duke kryer detyra të tilla si kërkimi i fjalëve kyçe, krijimi i përmbajtjes dhe optimizime teknik.

Përveç SEO, do të keni mundësinë të merrni pjesë në projekte të marketingut dixhital. Ky porgram trajnimi në SEO synon të sigurojë një bazë të fortë për zhvillimin e karrierës suaj duke ju ekspozuar me kanale të ndryshme dixhitale.

Procesi i përzgjedhjes për praktikën e punës përbëhet nga dy faza, përmes të cilave synojmë të kuptojmë interesin dhe motivimin tuaj në këtë fushë.

Duke punuar me ne, do të fitoni një përvojë të vlefshme pune projekte reale dhe do të mësoni nga profesionistë me shumë vite eksperiencë.

Detyrat:

  • Mëson dhe optimizon elementet “on-page SEO” në faqe.
  • Punon me “SEO link building”.
  • Mund të përmirësojë për qëllime SEO strukturën HTML të faqes ose strukturën e WordPress.
  • Ndihmoni në krijimin e artikujve të rinjë në blogun e website, ose përmirësimin për qellime SEO të artikujve egzistues.
  • Konverton postimet e blogut në postime për rrjetet sociale me programin Canva.
  • Ndihmon në krijimin e artikujve në blog, duke aplikuar praktikat më të mira të SEO.
  • Kryen kërkime për fjalë kyçe për të rritur kërkimin organik me mundësi të reja renditjeje.
  • Analizon konkurrentët për të kuptuar boshllëqet taktike dhe identifikuar mundësi të reja.
  • Rishikon përmbajtjen e website dhe rekomandon optimizime bazuar në praktikat më të mira të SEO.
  • Përmirësoni renditjen në Google My Business.
  • Krijon raporte dhe informon klientin për rezultatet e arritura.
  • Bazuar në interesa dhe njohuri, mund të asistoj në kanale të ndryshme të marketingut dixhital.

 

Kërkesat e profilit

Kërkesa teknike:

  • Interes ose njohuri në marketing dixhital & SEO.
  • Anglishte e rrjedhshme.

Aftësi personale:

  • Aftësi të mira komunikuese.
  • Vëmendje ndaj detajeve.

Tjetër (Opsionale)

Aftësi plotësuese:

  • Njohuritë për HTML ose WordPress janë një plus.
  • Edukimi në shkenca kompjuterike ose marketing është një plus.


Orari i punës: 08:30 - 17:30, E hënë - E premte

Të interesuarit mund të aplikojnë vetëm nëpërmjet linkut: https://ketri.al/en/job-vacancy/apply/seo-digital-marketing-intern/6