Përshkrimi i Punës
Revo Hospitality Group është themeluar në vitin 2017 dhe është një nga kompanitë lider që operon në biznesin e hotelerisë në Tiranë.
Revo Hospitality Group menaxhon markat më të dalluara në industri si Salt Restaurant, Lift Steak & Rooftop Bar dhe zinxhirin Opa Greek Street.
REVO Hospitality Group po kerkon profesionistë me pervojë dhe të rinj të talentuar, të cilët janë të etur për të mësuar, zhvilluar dhe për të treguar profesionalizëm.
Ne po kërkojmë për:
Ndihmes Kuzhinier/e - LIFT Steak & Rooftop Bar
Roli dhe përgjegjësitë;
- Asistojnë kuzhinierët në përgatitjen e përbërësve, duke siguruar që ata të jenë të përgatitur dhe të organizuar për përdorim në gatim;
- Ndihmojnë në organizimin e materialeve dhe përbërësve të nevojshëm për secilin sektor të kuzhinës (si sektori i sallatave, zgarës, pastave etj), por nuk janë përgjegjës për gatimin e pjatave;
- Sigurojnë që vendi i punës dhe mjetet e përdorura në kuzhinë të mbeten të pastra dhe të organizuara;
- Pastrimi i sipërfaqeve të punës dhe enëve të kuzhinës që përdoren nga kuzhinierët për përgatitjen e ushqimit;
- Asistojnë në kontrollin dhe organizimin e furnizimeve dhe produkteve në kuzhinë, duke siguruar që çdo material dhe përbërës të jetë në dispozicion për kuzhinierët;
- Raportojnë për mungesat dhe ndihmojnë në pranimet e furnizimeve të reja;
- Përgatitin përbërësit e thjeshtë, si perime të prera, mish të përgatitur për gatim, erëza dhe produkte të tjera bazë që kërkohen nga kuzhinierët;
- Mbështesin procesin e gatimit, duke siguruar që çdo element të jetë gati dhe të organizuar për gatim nga stafi i kuzhinës;
- Sigurojnë që kuzhina dhe pajisjet e saj të mbeten të pastërta dhe të sigurta për përdorim;
- Ndjekin standardet e sigurisë ushqimore dhe higjienës për t’u siguruar që të gjitha materialet dhe përbërësit janë të ruajtur dhe përgatitur siç duhet;
- Asistojnë në përgatitjen e pjatave dhe organizimin e tyre për shërbim, duke siguruar që ushqimi të jetë gati për t’u dërguar në sallë;
- Sigurojnë që pjatat të jenë të paraqitura në mënyrë të rregullt dhe të shërbehen në kohën e duhur.