Kjo faqe në internet ku ju keni hyrë, www.karriera.al, është faqja zyrtare në internet e portalit Karriera. Në këtë faqe përdoruesi mund të hasë në forma apo formularë të ndryshëm aplikimi apo llogaritës (për shembull: Aplikimet për punë, aplikim për postim te pozitave, por jo vetëm). Në fusha të ndryshme të këtyre formave apo formularëve mund të lindë nevoja për të futur të dhëna personale. Karriera siguron çdo përdorues se të dhënat që mbërrijnë në bazën e të dhënave të saj Karriera i siguron me sistemin e sigurisë më të lartë dhe njëkohësisht është e përkushtuar të zbatojë rigorozisht të gjithë kuadrin ligjor në mbrojtje dhe respektim të çdo veprimi të lidhur me të dhënat e përdoruesve, ashtu siç edhe përcaktohet nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, Ligji në fuqi (Nr. 9887 datë 10.03.2008) "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale" dhe aktet nënligjore në plotësim.
Gjithashtu përdoruesi pohon vërtetësine dhe saktësinë e të gjithë të dhënave të plotësuara prej tij në format apo formularët e ndryshëm. Me plotësimin e çdo forme apo formulari dhe shtypjen e butonit të vazhdimit, përdoruesi pranon të drejtën e portalit për përdorimin e brendshëm, vetëm për qëllimin e kërkuar nga përdoruesi, të informacioneve të plotësuara si dhe procesimin e mëtejshëm të tyre nga ana e Karriera.al.
Bazuar në ligjin Nr. 9887 datë 10.03.2008 përdoruesi, nëpërmjet një kërkese, ka të drejtë të rishikojë të dhënat e tij personale dhënë vullnerarisht, apo të kërkojë korrigjimin e tyre.