Termat e marrëveshjes

Termat e marreveshjes

Ne respektojmë privatësinë e cdo anëtari. I gjithë informacioni rreth anëtarëve të Karriera.al, ruhet në mënyrë konfidenciale dhe nuk do ti shpërndahet asnjë pale të tretë përvec rasteve për qëllime punësimi. Anëtarët bien dakort të administrojnë veten e tyre me etikë dhe ndershmëri. Ne nuk mund të lejojme asnjë formë abuzimi, e cila për pasojë do te cojë në ndërprerje të komunikimit të informacioneve. Për më tepër shikoni politiken tonë të privatësise. Është në përgjegjësinë e cdo individi të përdorë shërbimet tona në mënyrë të drejtë, duke respektuar privatësinë e të tjerëve si dhe autorësinë e tyre. Anëtarët kanë përgjëgjësi nëse ripublikojnë informacione të dhënë prej të tjerëve pa lejen e tyre. Ne ju ftojmë të na beni me dije, nëse gjykoni për raste të anëtarëve të pa përgjegjshëm. Personat që përdorin fyerje në mënyrë të përsëritshme, nuk do të lejohen të marrin pjesë në Karriera.al. Ne mund t'ju dërgojmë një paralajmërim, një pezullim të përkohshëm, pezullim pa limit ose përfundimisht largimin nga Karriera.al si dhe shërbimet e saj në rastet kur: a) haset shkelje e kësaj marrëveshje b) pamundësi për të verifikuar vërtetësinë e informacioneve që na jepni, ose c) nëse ne gjykojmë se veprimet tuaja cojnë ne pengesa ligjore për ju, përdoruesit e tjerë ose ne. Cdo gjë në përmbajtjen e Karriera.al, emrat, logo dhe proceset jane:
 

1. Mbrojtja e privatësisë

Ne nuk ndajmë informacionet tuaja me asnjë përvec autoriteteve punëdhënëse kur ju aplikoni për një punë të caktuar. Ne nuk ndajmë informacionet tuaja me palë të treta për qëllime marketingu. Informacioni i llogarisë suaj është i mbrojtur nga fjalëkalimi. Mbani të sigurtë fjalëkalimin tuaj.
 

2. Të dhënat tuaja

Ne mbledhim adresat tuaja të email-it për qëllime si dërgim i emaileve konfirmuese, njoftimeve periodike të Karriera.al, njoftimeve për publikimin e punëve me interes për ju. Për punëdhënes: Duke aprovuar dhe dërguar një pozicion pune ju autorizoni Karriera.al të komunikojë informacione lidhur me pozicionin anëtarëve për qëllim të plotësimit me kandidatë. Nëqoftëse ju zgjidhni që emri i kompanisë të mbetet konfidencial, Karriera.al nuk do të publikojë këtë informacion në komunikimet e saj. Per te siguruar te dhenat tuaja dhe vertetesine e informacionit, duapune ruan te drejten e verifikimit te cdo oferte pune para shpalljes zyrtare ne faqe. Për punëkërkuess: Duke aplikuar për një punë, ju autorizoni Duapunë.com të furnizojë informacionin tuaj autoriteteve punëdhënëse. Informacioni që do t'ju jepet do të përfshijë CV-në tuaj, të dhënat për kontakt. 
 

3. Opinioni juaj

Ne mirëpresim opinionin tuaj, na kontaktoni. Ne mund të ndryshojmë këtë dokument herë pas herë, duke u bazuar në komentet tuaja dhe nevojave tona për reflektimin korrekt të të dhënave dhe praktikave të aplikuara.