Kerkohet Arkitekt/e

Rreth nesh

''Agikons'' sh.p.k është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit në Shqipëri, e cila dallohet për standardet dhe cilësinë e punimeve me çmimet më konkuruese në treg. Themeluar që në vitin 1996, Agikons ka krijuar dhe zbatuar shumë projekte të suksesshme si: Kodra e Diellit 1&2 (Tiranë), ‘’Marea Resort’’ (Kavajë), “Tarraca e Ullijve” (Dhërmi), “Plazhi i Gurtë” (Qeparo), “Bougainville Bay” (Sarandë) si edhe “Meshtekna” Brezovice. Agikons vlërëson burimet njerëzore si asetin me të madh të shoqërisë, duke kontribuar në zhvillimin dhe promovimin e tyre në fusha të ndryshme profesionale. Talentet e reja kanë mundësinë e përvetësimit të njohurive me profesionistët më të mire të fushës .

Titulli i postimit * Kerkohet Arkitekt/e
Kategoria Arkitekturë/ Design i Brendshëm
Lloji i punës Full Time
Përshkrimi i Punës

AGIKONS sh.p.k është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit në Shqipëri, e cila dallohet për standardet dhe cilësinë e punimeve me çmimet më konkuruese në treg. Themeluar që në vitin 1996, Agikons ka krijuar dhe zbatuar shumë projekte të suksesshme si: Kodra e Diellit 1&2 (Tiranë), ''Marea Resort'' (Kavajë), ''Tarraca e Ullijve'' (Dhërmi), ''Plazhi i Gurtë'' (Qeparo), ''Bougainville Bay'' (Sarandë) si edhe ''Meshtekna'' Brezovice. 

Kompania po kërkon të zgjerojë stafin e saj në pozicionin: Arkitekt/e   

Arkitekti/ja do të duhet të marrë përsipër përgjegjësitë për të gjitha aspektet e projektimit dhe zhvillimit të projektit, duke garantuar standardet e cilësisë dhe përmbushjes së afateve.

Kërkesat e profilit

-Të ketë përfunduar studimet master në "Arkitekturë".
-Të ketë përvojë të mëparshme mbi 4 vjet në Projektim dhe Zbatim.
-Njohuri shumë të mira mbi programet 2D dhe 3D, Autocad, Sketchup, etj.
-Të zotërojë në nivel te mirë gjuhën Angleze.
-Të ketë aftësi të mira planifikuese, organizuese dhe komunikuese.
-Paga është e negociueshme në varësi të eksperiencës së kandidatit.

Tjetër (Opsionale)

Detyrat

-Studion projektet sipas specifikimeve përkatëse.
-Koordinon dhe zbaton Projektin.
-Analizon dhe vizaton detajet tip.
-Përgatit brenda afateve të caktuara vizatimet sipas kërkesave të stafit teknik.
-Asiston në organizimin e proceseve të punimeve arkitekturore, duke u bazuar në programin e përgjithshëm të punimeve.
-Garanton përputhshmërinë e vizatimeve të ndërtimit me projektet e zhvilluara, duke kryer edhe plotësime të ndryshme sipas rastit.
-Bashkëpunon me drejtuesit e ekipeve për detajet dhe punimet e rifiniturave arkitekturore.
-Garanton cilësinë sipas afateve të punimeve arkitekturore dhe dorëzimit në kohë të këtyre materialeve.
-Përgatit vizatimet arkitekturore për përfshirjen e tyre në paketat e tenderimit.
-Bashkëpunon dhe shkëmben informacionin mbi punimet arkitekturore të cilat nënkontraktohen me furnizues të mundshëm.

Shenime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në në adresen e email-it: hr@agikons.com.

Orari i punës është 8:30 – 17:00  nga e Hëna në të Premte.

Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", A0/1, Selite, Tirane.

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".